Shtetasja e RMV kërcënoi me hanxhar policët në St. Gallen

Date:

Të shtunën në mbrëmje një grua ishte në St. Gallen me një hanxhar. 45-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut është ndaluar nga policia

 

Policia e qytetit St. Gallen mori një raport të shtunën në mbrëmje se një grua po ecte me hanxhar në St. Leonhard-Strasse.

 

Gruaja u gjet rreth një minutë më vonë, shkruan portali „Nau“. Kur ka parë policinë, ajo ka vrapuar menjëherë drejt forcave të rendit dhe ka ngritur dorën me hanxhar.

 

Asaj iu kërkua të largonte hanxharin. Ajo nuk e ka përmbushur këtë kërkesë dhe është afruar pranë policëve.

 

Më pas policia ka përdorur një taser, transmeton portali Shtegu. Kjo ndikoi që gruaja të mbizotërohej. Me këtë rast, nuk është lënduar askush.

 

45-vjeçarja ishte në një gjendje të jashtëzakonshme mendore, për këtë arsye është thirrur një mjek. Gruaja nga Maqedonia e Veriut tani po kujdeset nga stafi i specializuar.

 

Janë dislokuar disa patrulla nga policia e qytetit dhe një patrullë nga Policia Kantonale e St.Gallenit. 45-vjeçarja denoncohet nga policia e qytetit për dhunë dhe kanosje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...