Shtetasi maqedonas tentoi të kontrabandonte në Zvicër 21 mijë cigare

Date:

Gjatë një kontrolli doganor në Engadinë, një shtetasi maqedonas (56) së fundmi i janë zbuluar mbi njëqind kuti cigare

 

Në kuadër të kontrollit doganor, një patrullë e lëvizshme e BAZG-së ka ndaluar më 30 janar 2025 veturën me targa italiane të drejtuar nga një shtetas 56-vjeçar maqedonas. “Për shkak se në bagazh kishte një sasi të madhe cigaresh të papaguara në dy qese plastike të zeza, automjeti i është nënshtruar një kontrolli të plotë në lokacionin BAZG në Samedan”, shkruante të premten Zyra Federale për Dogana dhe Siguri Kufitare (BAZG) në një komunikatë.

 

Specialistët e thirrur gjetën gjithsej 105 kuti cigaresh, që korrespondon me 21 mijë gjithsej. Importi pa doganë do të lejohej për 250 copë për person 17 vjeç e lart në ditë. Me TVSH-në, shtetassi maqedonasi i kishte shmangur taksat prej 5500 frangash zvicerane, transmeton portali Shtegu. Për shkak se ai nuk ka paguar taksat, 20 750 cigare janë konfiskuar për asgjësim. Burri u lejua të mbante një kuti plus 50 cigare. Ndaj 56-vjeçarit ka nisur procedimi penal.

 

Gjatë fundjavës, doganierët në Gjermani bënë një zbulim edhe më të madh të cigareve kontrabandë. Në A6 pranë Sankt Leon-Rot (D) ata kontrolluan një kamion që në fakt duhej të transportonte ushqim. Me ndihmën e një aparati të lëvizshëm me rreze X, ata zbuluan kontrabandën: u konfiskuan 185.000 cigare.

 

Ndaj shoferit 55-vjeçar ka nisur procedimi penal. Zyra kryesore doganore e Karlsruhes vlerëson humbjen e taksave në rreth 36 000 euro.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...