Shtetasi maqedonas mbronë dhëndrrin nga takimet intime
10:18:29 2016-04-20
Një shtetas 47-vjeçar maqedonas është paraqitur gabimisht si vozitës i veturës, në mënyrë që të mos tradhëtojë takimin intim të dhëndrrit.
Me ankesën e tij ai nuk korri sukses, por së paku, historia e tij ishte origjinale, shkruan „Neue Zürcher Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Një natë qershori të vitit 2013, policia zvicerane kishte kontrolluar një veturë të parkuar në mal, në afërsi të Winterthurit. Brenda në te ka qenë shtetasi 47-vjeçar maqedonas, të cilit policia ia kishte konfiskuar patentën e shoferit në nëntor të vitit 2012, për një periudhë dyvjeçare. Në veturë ai kishte qenë i vetëm, ndërsa në intervistën policore, ai kishte deklaruar se personalisht kishte vozitur, për të mos tradhëtuar dhëndrrin. Për shkak të mosrespektimit të dënimit që kishte për dy vite, policia i shqipton një dënim pa kusht prej 30 ditësh punë, në shumë prej 100 franga në ditë. Pasi ai nuk ishte ankuar në kohën e paraparë për ankesë në Prokurori, dënimi ishte fuqizuar.
Gjysmë viti më vonë, në shtator të vitit 2015, ai kishte bërë një ankesë pranë Gjykatës së Lartë. Me këtë rast, ai kishte deklaruar se në të vërtetë, ka qenë dhëndrri i tij i cili e ka drejtuar veturën, ndërsa ai ka qenë duke e pritur në veturë. Në polici ai kishte gënjyer, pasi kishte pasur frikë se do t`i rritej dënimi dhe nuk kishte dashur të tradhëtojë dhëndrrin. Ky i fundit, ishte takuar në mal me një grua të huaj. Ankesën në Prokurori nuk e kishte bërë për mungesë të kohës, pasi ishte dashur të udhëtojë tek babai i tij i cili kishte qenë para vdekjes. Edhe dhëndrri, në qershor të vitit 2013 kishte gënjyer, ndërsa në ankesë, ai ka deklaruar me shkrim se asaj nate ka qenë së bashku me vjehrrin në një bar, ku e kishte njoftuar një grua të re dhe me të kishte shkuar në pyll. Ai e kishte lënë veturën me vjehrrin brenda, ndërsa kur pas një ore ishte kthyer, vjehrri nuk e kishte gjetur aty. Në polici ai nuk e kishte treguar të vërtetën për të mos e marrë vesh bashkëshortja e tij. Përkundër të gjitha këtyre pohimeve, ankesa e shtetasit maqedonas është refuzuar.