Shtetasi 50-vjeçar nga Maqedonia humbë jetën në kantierin zviceran

32 Lexime

19:46:12                  2017-06-19

 

 

 

 

 

Gjatë një aksidenti të punës, të paradites të së hënës (19.6.2017) në Winterthur-Wülflingen një person ka pësuar plagë vdekjeprurëse.

 

 

 

 

Gjatë shkarkimit të disa pjesëve të një ballkoni, në një kantier, rreth orës 09.00 disa elemente e kanë goditur në kokë punëtorin, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Lëndimet kanë qenë aq të rënda sa që shtetasi 50-vjeçar nga Maqedonia nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit për momentin ende nuk janë të qarta dhe do të hetohen nga specialistë të kësaj fushe.

 

 

 

 

Përpos policisë së Kantonit Cyrih, u mobilizuan edhe Prokuroria përkatëse, pjesëtarët e njësisë zjarrfikëse të Winterthurit, si dhe organe të tjera përkatëse të sigurimit.