Shtatë vite burg furnizuesit të atentatorit të Mynihut kur u vranë tre të rinj shqiptarë

Date:

13:36:47              2018-01-19

 

 

 

Masakra e një studenti gjerman në qershor të vititi 2016 në Mynih të Gjermanisë, kishte shkaktuar vdekjen edhe të tre të rinjve kosovarë.

Në procesin gjyqësor të furnizuesit me armë të sulmuesit, i pandehuri është dënuar me shtatë vite burg, për veprën penale „vrasje në pakujdesi“. Gjykata e Mynihut, të premten gjithashtu e ka shpallur fajtor Philipp K. për shkaktim të lëndimeve trupore dhe trafikimit të armëve ilegale. Me këtë vendim, Gjykata e ka përkrahur kërkesën e Prokurorisë.

Sulmuesit 18-vjeçar gjerman, ai i kishte shitur një pistoletë dhe municion, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Shtegu.com. Me këtë armë, në rrethinën e qendrës tregtare olimpike në Mynih, në qershor të vitit 2016, studenti i ri kishte vrarë nëntë persona, në mesin e të cilëve edhe tre të rinj kosovarë, që më pas të vetëvritet. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...