Kthehet nga Kosova për të vuajtur dënimin me burg prej 17 vitesh në Zvicër

Date:

12:20:03                   2018-01-19

 

 

Shqiptari nga Kosova Demë B., nga fundi i vitit 2016 ishte dënuar me burg prej 17 vitesh, për shkak të vrasjes me paramendim – atëbotë, ai gjendej në Kosovë. Tani, kosovari 55-vjeçar është kthyer në Zvicër dhe ka filluar vuajtjen e dënimit.

Së bashku me të birin, Demë B. në verën e vitit 2012, në Oensingen të Zvicrës kishin vrarë dy persona me armë zjarri, gjatë një zënke me një familje tjetër kosovare.
Qysh natën e kobshme, të dy autorët i janë dorëzuar policisë zvicerane. Përderisa i biri u dërgua në vuajtje në burgun hetues, Demë B. ishte liruar përkohësisht. Para Gjykatës së Lartë ai paraqiti certifikatë mjekësore dhe kështu udhëtoi në Kosovë për pushime.

Vitin e kaluar, ai ishte kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, shkruan „Grenchner Tagblatt“, përcjellë Shtegu.com. Në fund të korrikut të vitit të kaluar, u arrestua në Kosovë. Por, në atë kohë është njoftuar se shtetasi i dyfishtë zvicerano-kosovar nuk do të ekstradohet në Zvicër. Vendimi zviceran është përkthyer në mënyrë që dënimi të zbatohet edhe në Kosovë.

Dhe ja, tani është bërë realitet. „Nga fillimi i vitit, Demë B. i ka paralajmëruar autoritetet penale të Kantonit të Solothurnit se do të ktehej në Zvicër“, kanë deklaruar nga Zyra shtetërore e Kantonit Solothurn. Më 17 janar të këtij viti, kosovari është kthyer në Zvicër dhe në aeroportin e Cyrihut është arrestuar pa ndonjë rezistencë.
Tani, Demë B. i dënuar për vrasje me paramendim me 17 vite burg, do ta vuaj dënimin në Zvicër. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...