Shtatë personat më të mençur të Zvicrës, për Pashkë do të qëndrojnë në shtëpi (VIDEO)

68 Lexime

Në një video të enjten, këshilltarët federalë folën për argëtimin e tyre në shtëpi për fundjavën e Pashkëve.

Gjatë këtij viti, Pashkët do të jenë gjithashtu të veçanta për Këshillin Federal zviceran. Asnjë vizitë nëpër azile, asnjë vakt nëpër restorante ose akullore të parë në tarracë. Ashtu si popullata, „edhe ne do të qëndrojmë në shtëpi“, njoftuan anëtarët e qeverisë në një video të publikuar të enjten, informon Shtegu.com.

Presidentja e Konfederatës, Simonetta Sommaruga nuk do të mund të shkojë si zakonisht ta shohë nënën e saj në azilin e pensionit. Ajo planifikon ta thërrasë atë të dielën dhe ta interpretojë një pjesë të pianos sipas zgjedhjes së saj.

“Unë kisha planifikuar të shkoja në Villars me bashkëshorten time. Nisur nga situata, unë do të qëndroj në shtëpi në Bursins“, ka paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin. Ministri i Shëndetësisë Alain Berset gjithashtu do të qëndrojë në shtëpi dhe planifikon më me ëndje të lexojë disa shkrime të vjetra, sesa të dalë jashtë. „Me të vërtetë shpresoj se edhe ju do të bënit të njëjtën gjë“, tha ai para popullatës.

 

https://twitter.com/hashtag/CoronaInfoCH?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1248218971419049984&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.20min.ch%2Fro%2Fnews%2Fsuisse%2Fstory%2FLes-sept-sages-restent-a-la-maison-pour-P-ques-14135400