Shqiptarit nga Maqedonia i refuzohet shtetësia zvicerane pa ndonjë argumentim
Komuna Dintikon në Zvicër, në mbledhjen e saj të rregullt ka refuzuar kërkesën e një shqiptari nga Maqedonia, për të marrë shtetësinë zvicerane, bile pa asnjë koment të vetëm. Por, prindi shqiptar nuk do të pajtohet aq lehtë me këtë.
Haki Iseini (35) në Zvicër kishte ardhur si 12-vjeçar- në kuadër të bashkimit familjar. Ishte ky viti 1992, para 23 viteve. Të enjten ai kishte shpresuar se do të pajiset me pasaportë zvicerane, ai dhe bashkëshortja e tij (34), si dhe dy vajzat (7-, e njëvjeçare). Familja është shqiptare nga Maqedonia dhe tash e tetë vite jeton në Dintikon, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.
Me 46 vota kundër dhe 26 pro, në mënyrë të qartë mbledhja komunale e refuzoi kërkesën e natyralizimit të familjes shqiptare. Por, që çudia të jetë edhe më e madhe, askush nuk e mori fjalën, askush nuk dha ndonjë kritikë dhe pa asnjë arsye të vetme të atyre që kishin thënë jo.
Pak ditë më vonë, te shqiptari 35-vjeçar me profesion auto llamarinist i pavarur, ende verëhen shenja të pakënaqësisë në fytyrë. Gjatë një vizite që ia kishte bërë Televizioni lokal „Tele M1“, ai e kishte takuar Hakiun të ulur në tavolinë, i zhytur në mendime dhe me vështrim nënjë monitor. Në këtë foto mund të shihet familja e tij. Një foto e një familjeje të lumtur, se si janë dukur në shtëpinë e gjyshërve. Ai ia ka hedhur krahun bashkëshortes, ndërsa që të dy mbajnë duart e vajzave.
Por, Hakiu tashmë nuk duket i lumtur. Që nga ngjarja e së enjtes, atë është duke e munduar një gjë: Përse shumica e banorëve kishin votuar kundër? Në fshat ishin përhapur thashetheme për histori të plaçkitjes, ka deklaruar Hakiu për „Tele M1“. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që atij i ishte refuzuar shtetësia zvicerane. Hakiu vazhdon më tej: „Kam shumë pak kohë për familjen time, në mënyrë që ta integroj në vend“. Shqiptari nga Maqedonia është autollamarinist dhe punon dhjetë orë në ditë.
Megjithatë: Hakiu do të vazhdojë betejën për tu pajisur me pasaportë të kuqe. „Do të bëj ankesë“, pohon ai. Nga e gjithë kjo, Haki Iseini ka marrë një leksion: Të punojë më pak e t`i përkushtojë më shumë kohë familjes së tij.
10:45:16 2015-12-02