Shqiptarit nga Maqedonia i refuzohet kërkesa për zbutje të dënimit
21:35:52 2016-10-23
S. Idrizi, autori i vrasjes së përmbaruesit belg Albert Bertrand, i është refuzuar kërkesa për zbutje të dënimit nga Gjykata e Apelit në Liezh të Belgjikës.
Pala mbrojtëse Guy Uerlings dhe Xavier Montiel Corte kishin parashtruar ankesë në lidhje me dënimin e ashpër të shqiptarit S. Idrizi, me vendbanim në Huy të Belgjikës, i lindur në Maqedoni në maj të vitit 1978. Por, ankesa e e tyre ka dështuar. Të përkujtojmë se natën në mes të 30 e 31 tetorit të vitit 2008, S. Idrizi me një tjetër person, kanë plaçkitur një shtëpi, në të cilën viktima ka qenë duke fjetur dhe pas hajnisë së realizuar, ai ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër dhe stresit intensiv, shkruan „La Meuse“, njofton „Shtegu.com“. Shuma e plaçkitjes ka qenë rreth dyqind euro dhe disa gjësende personale.
Autorët e krimit ishin identifikuar gjashtë vite më vonë duke i falënderuar ADN-së, ndërsa njëri nga ta kishte ndërruar jetë.