Megjithatë, Ali Ahmeti i demanton mediet – pa kurrfarë frike shkon në Kumanovë
14:32:29 2016-10-23
Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti sot e ka nisur fushatën e partisë së tij nga qyteti i Kumanovës, njofton Zhurnal.
Fillimisht ai mblodhi shtabin qendrorë dhe ato lokal në selinë e partisë në Tetovë ku foli mbi strategjinë partiake për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që më pas të udhëtojë drejt Kumanovës. Ai sot bëri homazhe në varin e Bajrush Shaip Xhemailit – Miratoca në tre vjetorin e ndarjes fizike të tij, i njohur si veprimtarë i lëvizjes kombëtare.
Ndryshe sot, 23 tetor shënohet 3 vjetori i ndarjes fizike të veprimtarit të lëvizjes kombëtare Bajrush Shaip Xhemaili, në varezat e qytetit të Kumanovës nga ora 14, njofton Zhurnal.
Bajrush Xhemaili u lind në Miratoc-Preshevë në një familje të njohur me tradita të shquara patriotike, humanitare dhe kombëtare të përmendura dhe të dëshmuara ndër breza në krahun verilindor të Shqipërisë të Ana Vranjës të Vilajetit të Nishit (ndërroi jetë në javën e fundit tetor 2013). Të parët e Bajrushit përmendeshin nëpër gjenerata, breza e histori për urti, humanitet, dhe sidomos për armën e krahut të lirisë si dhe për dashurinë e madhe të shkollimit e të përparimit.
Babagjysh, katragjysh e parakatragjysh të trungut familjar shquheshin për urti ndër kuvende burrash e sidomos për ndjenjën e flijimit. Ishin të prirur për t`ia dhënë dorën familjeve kur i kaplonte vobekësia e sodomos, burrat pararëndës të rrënjes e të gjakut të Bajrush Xhemailit, ishin të gatshëm të zbrazin pushkën kundër pushtuesve dhe okupatorëve që e mësyenin dhe e kanosnin Tokën Shqiptare, transmeton Zhurnal.