E plotësuar: Shqiptari vret serbin dhe plagos maqedonasin, vrasje apo vetëmbrojtje ?!
07:29:10 2016-01-14
Të mërkurën, para Gjykatës së rrethit në Linz të Austrisë, ka dalë një shqiptar 27-vjeçar i cili nga fillimi i muajit korrik të vitit të kaluar, kishte therë për vdekje një person, ndërsa një tjetër e kishte plagosur rëndë. Ai është përgjigjur për veprat penale „vrasje“ dhe „vrasje në tentativë“, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij do të vazhdojë javën e ardhshme.
Natën e 4 korrikut, disa persona kishin filluar zënkën në një eveniment muzikor në një lokal në Linz. Në fund të kësaj zënke, një person kishte vdekur dhe një tjetër kishte pësuar lëndime të rënda.
Bëhet fjalë për një viktimë serbe 27-vjeçare, i cili nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra me thikë, në pjesën e barkut dhe gjoksit. Obduksioni i mëvonshëm i viktimës ka dëshmuar se secila goditje në trupin e tij ka qenë vdekjeprurëse. Një shtetas gjithashtu 27-vjeçar maqedonas, është goditur me thikë në shpinë duke pësuar plagë të rënda. Një sigurimth i cili kishte dashur të ndërhyjë për të parandaluar zënkën, është goditur me një shufër metalike dhe ka pësuar lëndime më të lehta.
Po të njëjtën ditë, sulmuesi ishte arrestuar nga policia austriake, shkruan „Nachrichten“, njofton „Shtegu.com“. Që nga e mërkura, shqiptari 27-vjeçar ka filluar të përgjigjet para trupit gjykues në Gjykatën e rrethit në Linz, për shkak të veprës penale „vrasje“ dhe „vrasje në tentativë“. Avokati mbrojtës i shqiptarit, Andreas Mauhart ka deklaruar se mandanti i tij nuk është ndonjë „engjull i pafajshëm“, por ai nuk e kishte filluar rrahjen. Bile, në këtë rast ka ndodhur e kundërta, mandanti i tij ishte sulmuar duke pësuar edhe personalisht një lëndim me thikë në pjesëne lartë të pasme të kofshës. Një sulmues e kishte slumuar ate me një shufër hekuri, ndërsa e kishte shpëtuar sigurimthi.
Thika me të cilën ishte kryer krimi është zhdukur dhe mbetet e paqartë se kujt i ka takuar. I pandehuri ka deklaruar se ai është sulmuar me këtë armë, por në momentin e sulmit ka arritur ta marrë për vete, duke u mbrojtur me këtë rast. „Më ra në dorë thika dhe vetëm dashta të lirohem nga kjo situatë“, i ka përkthyer fjalët e të pandehurit përkthyesi. Vendimi i procesit gjyqësor nuk është marrë të mërkurën.
Në rast të dënimit eventual, atij i kërcënohet një dënim shumëvjeçar. Deri më tani janë ftuar 17 dëshmitarë dhe seanca tjetër gjyqësore është caktuar për javën e ardhshme.