Shqiptari therë me thikë një shtetas sirian në Gjermani

Date:

11:05:25             2019-08-03

 

Në qendër të qytetit të Öhringen të Gjermanisë, një shtetas 21-vjeçar sirian është qëlluar me thikë të enjten, nga një shqiptar 33-vjeçar. Edhe pse skena e krimit ishte vetëm 200 metra larg stacionit të policisë lokale, autori fillimisht arriti të shpëtojë.

Brendia e qytetit Öhringen është pjesërisht një zonë këmbësorësh, në të cilën sidomos gjatë drekës, njerëzve u pëlqen të shëtisin dhe kalojnë kohën e pushimit. Kështu ndodhi edhe të enjten rreth orës 13.00, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com. Një djalosh i ri ishte ulur para një restoranti arab dhe po shijonte drekën e tij, kur papritmas një person i armatosur me thikë iu afrua nga pas dhe e goditi në trup disa herë. Në vendngjarje ishin disa dëshmitarë të cilët e alarmuan policinë dhe ndihmën e shpejtë.

Autori u arratis menjëherë, megjithëse stacioni më i afërt i policisë ishte vetëm 200 metra larg. Megjithatë, gjatë pasdites autori përfundimisht është arrestuar. Punëtorët e ekipi emergjent kanë arritur të përkujdesen për të plagosurin dhe ai është gjallë.
Sipas policisë, viktima është një shtetas 21-vjeçar sirian, ndërsa autori një shqiptar 33-vjeçar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...