Florenti së shpejti do të dëbohet nga Gjermania

Date:

11:29:18           2019-08-03

 

Marrëdhënie të brishta familjare, shumë pak perspektivë: Tre vite më parë, Florent H. (23) vendosi ta linte atdheun e tij, Shqipërinë. Sapo arriti në Gjermani, ai u bashkua me një grup kriminal bashkatdhetarësh.

Të mërkurën, hajni serik është dashur të përgjigjej para Gjykatës rajonale të Dresdenit.
Në janar të vitit 2017, ai hyri në një shtëpi të një familjeje gjermane në Dresden. Me një bashkëpunëtor, ai fillimisht u përpoq të prishte derën e taraccës. Kur ky veprim dështoi, dueti vendosi të hedhë gurë. Malli i synuar: dy iPhone, stoli ari dhe çelësi për një Volvo S90.

Pesë javë më vonë, babai i një fëmije trevjeçar, hyri nëpër një dritare të bodrumit në një shtëpi në rrugën Schevenstrasse. Prej andej ai mori disa orë dhe një gramofon dhe për këtë u dënua me disa muaj burg, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com.
Gjatë të enjtes është negocuar edhe për tre plaçkitje të tjera. Për shembull, në maj të vitit 2017, Florent H. depërtoi në shtëpinë e një zonje demente (96) në Ingolstadt, duke vjedhur bizhuteri dhe të holla, në prani të saj. „Veprai i bëra për të financuar vetvtene për varësinë nga krystali“, ka spjeguar ai përmes një përkthyesi.

Nga dënimi i tij i përgjithshëm (2 vite burg), ai tashmë e ka vuajtur një pjesë të madhe. Së shpejti shqiptari pritet të dëbohet nga Gjermania.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...