Shqiptari njëzetvjeçar bën foto sesion me trenat dhe shkakton rrëmujë të vërtetë

Date:

12:59:42                  2017-06-05

 

 

 

 

 

Gjatë mbrëmjes të së enjtes, në Kassel të Gjermanisë, një shqiptar 20-vjeçar ka shkaktuar kaos të vërtetë. Reth orës 20.30, shqiptari i ri nga Niderzëehreni ka dashur të bëjë një foto sesion të rrezikshëm të trenave në binarët e stacionit hekurudhor, duke krijuar një rrëmujë të vërtetë në qarkullimin e trenave.

 

 

 

Pasi ai ishte vendosur nën një urë mbi binarë në rrugën Leuschnerstrasse, njësitet policore gjermane kanë reaguar menjëherë, duke e hequr ate nga zona e rrezikut dhe duke e këshilluar.

 

 

 

Sipas deklaratave të shqiptarit 20-vjeçar, ai ka dashur vetëm të bëjë foto me trenat, njoftojnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com„. Për shkak të arsyeve të sigurisë, për 15 minuta është ndërprerë relacioni i trenave që kanë qarkulluar për Kassel-Frankfurt/Main. Për shkak të këtij rasti, gjithsej 17 trena janë vonuar për rreth 20 minuta.

 

 

Policia federale e Kasselit ka filluar një procedurë kundërvajtëse kundër shqiptarit. Këshillë: „Qëndrimi në binarët e hekrudhave është i ndaluar për të papunësuarit. Rreziku që të goditesh nga treni dhe ta humbish jetën është tepër i madh“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...