Shqiptari në Bujanoc bllokon shfaqjen e filmit ruso-serb me përmbajtje antishqiptare

Date:

 

 

Edhe pse ishte propozuar nga Produksioni kinematografik i Beogradit që në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të shfaqet filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” i cili ka përmbajtje të urrejtjes mes popujsh, drejtori i këtij institucioni kultuorë Jetmir Ismaili nuk ka lejuar që ky film ti shfaqet.

 

“Po e vërtetë është se na kanë dërguar nga produkcioni kinematografik nga Beogradi që ta shfaqim në Shtëpinë e Kulturës, sepse ata na dërgojnë filmat, unë isha në pushim kur erdha në punë punëtorët më treguan se ka arritur filmi, unë menjëherë hulumtova në internet për përmbajtjen e tij dhe kur kuptova cila është përmbajtja menjëherë urdhërova që ky film mos të shfaqet”, është shprehur për portalin “Presheva”, Jetmir Ismaili.

Jetmir Ismaili, drejtori i Shtëpisë së Kulturës

Ai gjithashtu tha se, nuk është drejtë që persona të caktuar të merren aq shumë me gjëra të tilla sa të paraqesin në rrjetet e tyre sociale se filmi ka arritur në Bujanoc dhe se gjoja do të shfaqet pa patur informacione të hollësishme.

Filmi Ruso-Serb “KUFIRI BALLKANIK” ka shum skena të cilat kanë për qëllim urrejtjen mes popujve, ku në një insert është e përfshirë edhe UÇPMB, gjegjësisht amblemi i UÇPMB-së në një automjet, ndërsa filmi flet për periudhën e hyrjes së KFOR-it Ruse në Kosovë, periudhë kjo në të cilën UÇPMB nuk ishte shfaqur publikisht. Në mediat Britanike është thënë se, përderi sa publiku i Moskës ka qarë, ndërsa ai serbë ka bërë tifo në premierën e filmit “Kufiri Ballkanik”, prestigjiozja Britanike “Times” ka vlerësuar se ky film “minon” paqen rajonale./ina-online

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...