Shqiptari mohon ta ketë mbajtur fëmijën e vet mbi parmakët e ballkonit

Date:

18:13:16               2019-03-15

 

Në procesin gjyqësor të një drame dëbimi në Krefeld të Gjermanisë, i akuzuari mohoi se kishte mbajtur vajzën e tij të vogël mbi parmakët e një ballkoni. Për të parandaluar dëbimin e vetvetes dhe të familjes së tij, shqiptari nga Krefeldi dyshohet se është kërcënuar se do ta hedhë nga lartësia fëmijën e tij një vjeç e gjysmë, shkruajnë mediat gjermane, njofton Shtegu.com . Prandaj, shqiptari 30-vjeçar është akuzuar për veprën penale „marrje peng“, pranë Gjykatës rajonale të Krefeldit. Megjithatë, të mërkurën pala mbrojtëse nuk përjashtoi mundësinë se ai kishte bërtitur: „Largohuni, përndryshe unë do ta hedhë“.

Në orët e mëngjesit të 19 shtatorit të vitit të kaluar, nëpunësit policorë dhe punëtorët e Zyrës së imigracionit, ishin shfaqur para vendbanimit të tij, për ta dëbuar familjen shqiptare. Për të parandaluar kthimin e familjes, sipas aktakuzës shqiptari fillimisht e kishte kërcënuar një polic, me një thikë me teh 25 cm të gjatë.
Për të qetësuar situatën, zyrtarët ishin tërhequr. Megjithatë, 30-vjeçari akuzohet se e ka mbajtur vajzën e tij mbi një parmak të ballkonit në katin e tretë, për të detyruar policinë që të tërhiqej. Fëmija ka kaluar pa ndonjë pasojë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...