Çfarë kërkon emri i Skënderbeut tek arma e terroristit australian ?!
17:28:36 2019-03-15
Sulmi terrorist në Zelandën e Re, me ç`rast u vranë të paktën 49 myslimanë duke u falur në xhami, si duket ishte përgatitur prej disa kohësh prej terroristëve, veprim që rezultoi edhe me një numër të madh viktimash, përcjell Shtegu.com.
Nëpër rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotografi të armës së sulmuesit, në të cilën kanë qenë të shënuar emra personazhesh për të cilët terroristi australian besonte se kishin vdekur për të mbrojtur krishtërimin.
Krahas emrave serb dhe sulmuesve të myslimanëve në vende të ndryshme, terroristi kishte shkruar edhe emrin e Skënderbeut në të.