Shqiptari i zellshëm furnizon me pije qytetin e St. Gallenit

51 Lexime

20:00:45                 2016-11-06

 

 

 

 

Gjevdet Maloku i furnizon njerëzit me birra, duke bërë transportin falas. Kampionati Botëror në futboll në Rusi do të jetë një sfidë e re për korrierin e birrave.

 

 

 

 

„Pas pushimit tim në SHBA, më mungonte një birrë amerikane“, pohon Gjevdet Maloku nga St. Galleni i Zvicrës. Me siguri se edhe të tjerët do të kenë pasur një nevojë të ngjashme, kishte menduar me vetveten. „Në këtë manyrë, birrat e të gjitha llojeve vendosa t`i ofroj në St. Gallen“.

 

 

 
Tridhjetëedyvjeçari ia filloi misionit me rreth 70 lloje të birrave. „Duhet pasur kujdes me nevojat e konsumatorëve. Për këtë, në asortimentin tim tashmë kam vetëm rreth 25 lloje të birrave“, vazhdon Gjevdeti për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Nga Duveli belg, përmes Sagresit portugez e deri te Guinnessi irlandez, ai ofron një sërë asortimenti të gjerë birrash.

 

 

 

Pijet mund të porositen online. „Për rreth 15 minuta, artikulli është tek klienti“, thotë më tej Gjevdeti. Natyrisht se varet edhe nga largësia e adresës dhe deposë, që gjendet në rrugën „Notkerstrasse“.

 

 

 

Përpos birrave dhe pijeve të buta alkoolike, ai ka në dispozicion edhe pije joalkoolike freskuese. Së fundmi, ai ofron edhe pizza. „Nuk do të rrisë numrin e artikujve më tepër. Asortimenti duhet të jetë i qartë dhe konciz“.

 

 

 

Por, gjatë vitit 2018 aksioni i tij do të ndryshojë: Gjatë Kampionatit Botëror në futboll, Gjevdeti do të furnizojë birra nga çdo vend përkatës dhe në çdo ndeshje.

 

 

 

Korrieri i birrave është në shërbim gjatë javës deri në mesnatë, ndërsa të premteve dhe të shtunave deri në orën 1.30, në qytet dhe rrethinë.

 

 

 

 

Ne vegzen e meposhtme mund ta ndiqni videon per artikullin ne fjale:

 

 

 

 

http://www.20min.ch/schweiz/ostschweiz/story/29758559