Shqiptarët në Zvicër në vendin e dytë për qëndrim të paligjshëm

Date:

Në Zvicër, vitin e kaluar janë regjistruar rreth 12.927 raste të qëndrimeve të paligjshme, krahasuar me 16.563 në vitin 2018.

Migrimi i paligjshëm u reduktua përsëri vitin e kaluar në Zvicër. Trupat e rojës kufitare kanë identifikuar 12.927 raste të qëndrimeve të paligjshme. Në vitin 2018 janë evidentuar 16.563 dhe 27.300 në vitin 2017, shkruajnë mjetet e informimit në Zvicër.

Rajonet më të prekura janë Ticino (3474), rajoni veriperëndimor, i cili përfshin Bazelin dhe Bernën (3389) dhe rajoni që përfshin kantonet e Vaud, Friburg dhe Valis (2444), tregon administrata federale e doganave, në statistikat e lëshuara të mërkurën.

Në kantonin e Gjenevës, 1338 persona u zbuluan pa lejeqëndrim të vlefshëm për Zvicër. Neuchâtel dhe Jura janë kantonet më pak të prekur në vend, transmeton Shtegu.com. Ata duhej të merreshin me 123 rate të qëndrimit të paligjshëm.

Në krye të kësaj liste, për të dytin vit radhazi udhëheqin nigerianët (1994). Ata ndiqen nga shqiptarët (821), algjerianët (769), gambianët (625) dhe marokianët (543). Eritreasit, të cilët llogariteshin një çerek të rasteve në vitin 2016, nuk janë më në mesin e dhjetë kombësive të para të migrantëve të paligjshëm.

Oficerët kanë konstatuat 6.489 raste nëpër trenat, 5,472 nëpër rrugë, 947 nëpër aeroporte dhe 19 nëpër anije. Vetëm hetimet nëpër aeroporte u rritën pak; të gjithë të tjerët janë reduktuar.
Aktivitetet e trafikantëve u rritën gjithashtu pak në krahasim me vitin 2018, nga 398 në 405. Në vitin 2017, u regjistruan vetëm 344 përpjekje. Zvicra gjithashtu i përcolli 5,575 raste tek autoritetet e huaja, rreth 2.600 më pak se një vit më parë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...