Shpenzimet e deputetëve në stratosferë, gjysmë milionë euro për udhëtime gjatë vitit 2018

Date:

12 përfaqësues të popullit, 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së , 4 të LSDM-së dhe një deputet i BDI-së shfrytëzojnë shpenzime të dyfishta në llogari të shtetit. Sipas hulumtimit të kryer nga Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-i, për vitin 2018, 76 deputetë kanë shpenzuar 400 e 96 mijë euro për shpenzime udhëtimi. Sipas gazetarit të SCOOP-it, Xhelal Neziri, edhepse rregullorja e Kuvendit ua lejon që deputetët të cilët nuk janë nga Shkupi, në llogari të shtetit të shfrytëzojnë edhe banesa me qira dhe shpenzime transporti gjatë fundjavave, por, përsëri shfrytëzimi i privilegjeve të dyfishta në maksimum nga ana e funksionarëve shtetërorë është joetike dhe kësaj praktike duhet t’i vihet fundi.

“Ju e keni rastin e deputetëve që shfrytëzojnë edhe banesa edhe shpenzime për udhëtim, ndërkohë që limiti është 400 euro për qira në muaj dhe të gjithë janë diku afër maksimumit që shfrytëzohen si shpenzime. Në anën tjetër kemi edhe shpenzime të larta që i marrin për udhëtimin e tyre nga qyteti i lindjes e deri në Shkup. Këtu duket tendenca që deputetët jo t’i mbulojnë harxhimet reale që i kanë por në fakt të përfitojnë nga ato shpenzime që i bëjnë. Pra është jo etike që deputetët të shfrytëzojnë  privilegje të dyfishta, është jo etike kur në vend kemi zjarrfikës që punojnë  me mjete që janë deri 50 vite të vjetërsuara, kemi njësinë e ndihmës të shpejtë që funksionojnë me vetura të vjetra deri 15 vite”, tha Xhelal Neziri, analist.

Ndër deputetët të cilët shfrytëzojnë privilegje të dyfishta janë:

Lista e deputetëve të VMRO-DPMNE-së me shpenzime të dyfishta

Liljana Zaturoska nga Manastiri

Liljana Kuzamnovska nga Manastiri

Ane Leshkoska nga Prilepi

Bllagica Llaskovska nga Shtipi   

Magdalena Manaskova nga Koçani

Nada Cipusheva nga Radovishi

Deputetët e LSDM-së me shpenzime të dyfishta

Katerina Kuzmanovska nga Strumica

Keti Smileska nga Prilepi

Meri Llazarova nga Kavadari

Me shpenzime të dyfishta është edhe deputeti më i vjetër, Branko Manojllovski nga BDI-ja, i lindur në fshatin Kiçinicë të Rekës së Epërme.

Ndërsa Aleksandar Kiracovski nga Manastiri dhe Ilija Dimovski nga Velesi janë ndër emrat më të spikatur ndër dymbëdhjetë deputetët. Shteti  vitin e kaluar ia ka paguar Kiracovskit qiranë në vlerë prej 390 eurosh, ndërsa në katër muajt e fundit të vitit 2018 në emër të shpenzimeve të udhëtimit ka marrë diku 1000 euro. Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, shteti i paguan qira 370 euro, ndërsa ka marrë njëzet mijë denarë në emër të shpenzimeve të udhëtimit.

Nga Kuvendi thonë se në përputhje me Ligjin për deputetë, secili deputet që jeton jashtë Shkupit ka të drejtën e një banesë me qira dhe që gjatë fundjavës, gjatë festave të shkojnë në shtëpi. Për këtë ata  marrin 20 % për çdo kilometër të kaluar varësisht nga vlera e derivatit.

Gjithashtu vegla e llogaridhënies e Qeverisë për shpenzimet e bartësve të funksioneve publike, nuk ka asnjë të dhënë për shpenzimet e funksionarëve për vitin 2019. Të gjitha të dhënat janë për vitet e mëparshme.

“Tash do t’i kemi shumë shpejt, i presim deri në fund të kësaj jave ose javën e ardhshme do të publikohen. Për shkak të pushimeve vjetore, periudhës se nxehtë politike dhe për shkak të verifikimit të të dhënave, pak janë shtyrë, por shumë shpejt do të publikohen”, u shpreh Rober Popovski, ministër për Transparencë dhe Llogaridhënie.

Sipas hulumtimit të kryer gjithashtu janë edhe dy deputetë që shfrytëzojnë banesa në llogari të shtetit por nuk shpenzojnë për harxhimet e rrugës./TV21

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...