Shpat Kasapi do të kandidoj për deputet në Maqedoninë e Veriut

Date:

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut Shpat Kasapi ka ndërmend që t’i futet botës së politikës, njësoj si nëna e tij e cila është deputete nga rradhët e LSDM-së së Zoran Zaevi ndërsa Spat Kasapi është anëtar i LSDM-së në degën e Tetovës.

I ftuar në “E diell”, Shpati tregoi se ka ndërmend që të kërkojë besimin e popullit në mënyrë që t’u shërbejë në Kuvendin e Maqedonisë. Në intervistën e tij, këngëtari ka folur edhe për planet e tij për martesë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmen.

PJESË NGA INTERVISTA:

Shpat Kasapi: Kam ndërmend t’i futem politikës. Do të bëhem deputet nëse populli më bëson.

Pyetje: Më parë vajzat për ty shkulnin flokët, po tani?

Shpat Kasapi: Më parë shkulnin flokët, tani shkulin krevatin për mua.

Pyetje: Kur do të martohesh?

Shpat Kasapi: Nuk kam diçka konkrete por së shpejti. Mami nuk ndërhyn në lidhjet e mia. Unë i zgjedh gjithmonë.

Pyetje: Do mërzitej mami po të merrje për nuse një maqedonase.

Shpat Kasapi: Nuk e di më mirë do të ishte shqiptare. Unë preferoj shqiptaret më shumë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...