E rrallë: Shqiptari nga Tirana dënohet me 22 muaj burg, nga gëzimi madh i dhuron puthje gjithë trupit gjykues

Date:

11:48:01               2017-10-25

 

 

 

Besniku dhe Eveline (emra të shpifur), një peshk i vogël dhe një shumë i vogël në trafikimin e lëndëve narkotike, janë gjendur para Gjykatës së rrethit në Lenzburg të Zvicrës. Vendimi i Gjykatës ka shkaktuar gëzim aq të madh te Besniku, sa që ai ka puthur avokatin e vet.

 

 

Skena jo të përditshme janë zhvilluar në Gjykatës e rrethit në Lenzburg: I akuzuari (dhe i shpallur si fajtor) i ka dhuruar puthje avokatit të vet dhe një puthje me dorë gjithë trupit gjykues dhe presidentes së Gjykatës, Eva Lüscher. Por, cfarë ka ndodhur? Besniku 30-vjeçar është dënuar me 22 muaj burg, 10 prej të cilëve pa kusht, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjellë „Shtegu.com“. Arsyeja për gëzimin e tij: Pjesën e burgimit pa kusht ai e ka vuajtur. Prokuroria ka kërkuar 30 muaj pa kusht.

 

 

Besniku ka kontrabanduar me lëndë narkotike, edhe pse ai para trupit gjykues nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Por, prokurorja është mbështetur në deklaratat e dy femrave. Eveline ishte furnizuar nga Besniku me heroinë, ndërsa ajo është dënuar me 12 muaj burg me kusht dhe gjobë në të holla. Gruaja e dytë e cila e ka akuzuar Besnikun, është një bashkëbanuese e Eveline e cila ka pohuar se Besniku rregullisht e ka vizituar Eveline dhe i ka shitur heroinë.
Gjykata zvicerane e ka vlerësuar si të arsyeshëm dënimin prej 22 muaj burg, dhjetë prej të cilëve pa kusht, pasi Besniku më parë nuk ka qenë i dënuar. Dënimi do të duhej të kishte efekt parandalues, edhe pse prokurorja zvicerane ka pritur një „Gjykatë më të guximshme“. Si duket të gjithë u ndanë të kënaqur, duke i marrë parasysh shpenzimet e vogla gjyqësore, ndërsa më i lumtur me siguri se ka qenë Besniku. Një ditë pas përfundimit të procesit gjyqësor, ai i ka hipur avionit, është kthyer në Tiranë dhe për herë të parë e ka përqafuar të birin e vet të lindur në muajin maj të këtij viti. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...