Shkëmbi grandioz rrezikon fshatarët zviceranë, merren masa preventive

Date:

10:12:10                2019-03-16

 

Rreziku i shembjes së një shkëmbi mbi Kandersteg të Zvicrës, është rritur. Tani, komuna do t`i mbrojë më mirë banorët e saj.

Shkëmbinjtë mbi Kandersteg janë gjithnjë në lëvizje. Sipas të dhënave të fundit, në pranverën e vitit 2019 rreziku i shembjes është rritur, e sidomos rreth të ashtuquajturit „Maja e Gurit“, siç njoftoi gjatë kësaj jave Komuna Kandersteg në web faqen e saj të internetit, informon Shtegu.com.

E gjithë masa e paqëndrueshme mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 50 hektarësh. „Në rastin më të keq mund të shemben deri në 15 milionë metra kub“, thonë nga komuna. „Përveç masave shkëmbore, duhet të merren parasysh edhe valët e presionit, efektet e shpërndarjes dhe përhapja e pluhurit“, theksojnë ekspertët.
Edhe pse rreziku është lart në male, një rrezik i madh paraqitet edhe për popullatën poshtë, në luginë: Një shembje e madhe do të shkonte në Oeschinensee nëpërmjet Oeschibach, në drejtim të zonës së vendbanimit.

„Edhe nëse shfaqja e këtij skenari më të keq duket i pamundur në kohën e tashme, komuna ka rishqyrtuar konceptin e sigurisë“, kanë pohuar nga Komuna Kandersteg, informon Shtegu.com. Monitorimi i shkëmbit është intensifikuar dhe janë vendosur masa sigurie për ndërtesat e rrezikuara. Specialistët janë gjithashtu në procesin e përgatitjes së parashikimeve të besueshme për shtrirjen dhe kohëzgjatjen e një shembjeje eventuale. Më 4 prill, komuna dëshiron të informojë publikisht dhe personalisht në një tubim për informim publik.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...