Në ndeshjen e së dielës herët pasdite, FC Lugano ka arritur fitoren e tretë radhazi konkurruese në Lucern
Në minutën e 40-të, Mattia Bottani ka shrbyer bashkëlojtarin e tij nga Lugano, Shkelqim Vladi në zonën e rreptësisë kundërshtare. Aty kosovari kishte gjithë kohën e botës dhe e futi topin në pjesën e sipërme të majtë të rrjetës me një gjuajtje të fuqishme për të shënuar 1-0. Në fund ishte goli i fitores për ekipin nga Tiçino.
Shkelqim Vladi. Pas disa problemeve në dalje, 23-vjeçari po bëhet gjithnjë e më i mirë te Lugano dhe në Lucern ai dha një kontribut të rëndësishëm që Bianconerët të ngjiten nga vendi i tretë në tabelë, transmeton portali Shtegu.
Lugano pati rastet më të mira në pjesën e parë. Pas pushimit, Lucerni u fut më mirë në lojë dhe nuhati disa herë golin e barazimit. Goditja me kokë e Löfgren goditi shtyllën në minutën e 49-të, ndonëse goli ndoshta nuk do të numërohej gjithsesi për shkak të pozicionit jashtë loje.

