Shërbimi ushtarak në Turqi nga 12 në 6 muaj

Date:

Parlamenti turk ratifikoi Ligj të ri për shërbimin ushtarak, me të cilin ulet periudha e shërbimit ushtarak për gjysmë, informon Anadollia.

Gjithsej 335 deputetë e miratuan Ligjin në Parlament, i cili numëron gjithsej 600 vende të deputetëve, 17 deputetë votuan kundër, ndërsa dy ishin të përmbajtur.

Ligji i ri e ul periudhën e shërbimit ushtarak prej 12 në 6 muaj, si dhe lirimin nga shërbimi ushtarak me pagesë si dispozitë permanente.

Sipas Ligjit të ri, nga shtetasit turk do të kërkohet që të kalojnë trajnim ushtarak njëmujor, ndërsa pastaj do të lirohen nga shërbimi ushtarak për pesë muajt tjerë me pagesë prej 31.000 lirave turke (5.371 dollarë).

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...