SHBA-ja dhe Franca me mbështetje për inkuadrimin e Maqedonisë në BE

Date:

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo dhe ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian, në margjinat e takimit ministror të Koalicionit global për disfatën e Shtetit Islamik, shprehën mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi këtë fundjavë Departamenti i Shtetit, njofton KOHA.
Përveç tjerash ata kanë biseduar edhe për rëndësinë e NATO-s, për bashkëpunimin e vazhdueshëm transatlantik për përgjigjet ndaj kanosjeve pas interesave të përbashkëta të sigurisë dhe për rëndësinë e inkuadrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Pompeo dhe ministri i Punëve të Jashtme, Le Drian shkëmbyen mendime për rëndësinë e inkuadrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për mbështetjen e Ukrainës dhe për përgjegjësinë e Iranit për provokimet vijuese”, thuhet në kumtesën e Departamentit Shtetëror.
Sekretari shtetëror e ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të Administratës në Aleancën e NATO-s./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...