Për shkak të Flamurit Kuq e Zi, shtetasi shqiptar dënohet dhe dëbohet nga Mali i Zi

Date:

Nga Drejtoria e Policisë në Tivar kanë njoftuar se kanë filluar kërkesën e procedurës së kundërvajtës kundër shtetasit shqiptar I.D. (64). Shtetasi shqiptar është dënuar me gjobë prej 300 eurosh si dhe masë dëbimi nga Mali i Zi për kohëzgjatje një mujore, shkruan Analitika, transmeton Malesia.org.

”I.D. dje, në të XIII-in vit jubilar të Ditës së gështenjës ka prishur ligjin dhe rendin duke valëvitur flamurin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se pardje në Krajë u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e gështenjës”. Është e turpshme që në një shtet siç është Mali i Zi, i cili deklarohet shtet demokratik dhe i lirë, dhe pretendon anëtarësimin në BE, të ndalojë përdorimin e lirë të flamurit te popullit autokton, në këtë rast, edhe në përdorim privat. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...