SHBA “boshatis” Kubën – Barrierat e Trump godasin rëndë turizmin e ishullit

Date:

Turizmi në Kuba pritet të bjerë me 8.5% këtë vit, pas kufizimeve në udhëtime të vendosura nga Shtetet e Bashkuara drejt ishullit në Karaibe. Rënia e turistëve pritet të godasë më tej ekonominë e vendit. Ky sektor ka kompensuar për eksportet e dobëta dhe rënies së ndihmave nga aleatë si Venezuela. Administrata e Donald Trump ka vendosur të ndalojë tregtinë me Venezuelën, në përpjekje për të detyruar Qeverinë që të mos mbështesë Nicolas Maduro.

Muajin e kaluar, Trump ndaloi anijet, avionët privatë dhe jahtet që të udhëtojnë drejt ishullit. Kjo ka ndikuar bindshëm bizneset vendase që lidhen me sektorin e turizmit. Ministri i Turizmit Manuel Marrero, vlerësoi se 4.3 milionë njerëz pritet të vizitojnë Kubën këtë vit, në rënie nga 4.7 milionë vitin e kaluar dhe poshtë objektivit prej 5 milionë. Ulja e kufizimeve nga ish presidenti Barrack Obama për të vizituar Kubën, kishte shkaktuar një rritje gjigante të turistëve në ishull. Megjithatë, Trump ka kthyer mbrapsht të gjithë masat e Obama dhe ka prezantuar barriera të tjera për të ndëshkuar ekonominë dhe qeverinë e vendit./KOHA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...