SEVILLA NDAL RONALDON ME SHOKË

Date:

 Sevilla e ka ndalur Real Madridi, duke e mposhtur sonte para tifozëve te tyre, me rezultat 3-2, në javën e 11-të të La Ligës.

Sevilla është skuadër që di të befasojë edhe klubet e mëdha siç është Real Madridi.

Cristiano Ronaldo më shokë nuk ka mundur të bëjë më shumë në duel me Sevillan, kjo e fundit tri herë e dërgojë topin në rrjetën e madrilenëve, transmeton KosovaPress.

Ishte skuadra e Rafael Benitezit që e zhbllokoi rezultatin përmes Sergio Ramosit (22’), por nikoqirët u kthyen në lojë me golin e Ciro Immobile (36’), i cili barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, skuadra vendëse ia doli të shënojë edhe dy herë. Fillimisht Ever Banega (61’), kaloi Sevillan në epërsi prej 2-1, ndërsa, Fernando Llorente (74’) ia dha goditjen e fundit Real Madridit, duke shënuar golin e tretë për Sevillan, derisa golin e dytë për skuadrën ‘merenguese’ e realizoi James Rodriguez (90’).

Real Madrid është në pozitën e dytë më 24 pikë, tri më pak se Barcelona, kurse, Sevilla renditet e 10-të më 15 pikë të tubuara. RTKlive

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...