Setki Ibraimi – Kandidat për mandatin e tretë si Asamblist në zgjedhjet e qytetit të Stockerau, në Austri, më 26 Janar 2025
SHEMBULLI I DIASPORËS SHQIPTARE
Setki Ibraimi është politikan i njohur shqiptar në Austri dhe një përfaqësues i shquar e vizionar i diasporës shqiptare. Ai ka paraqitur kandidaturën për një mandat të tretë në zgjedhjet e Qytetit Stockerau, të cilat do të mbahen më 26 janar 2025, si pjesë e Partisë Popullore ÖVP të Austrisë.
Gjatë karrierës së tij, ai ka kontribuar ndjeshëm në mbështetje të integrimit të të huajve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për emigrantët dhe komunitetet e tjera që jetojnë dhe veprojnë në qytetin ku Setkiu po e paraqet kandidaturën e tij për herën e tretë.
Setki Ibraimi mban titullin “Ambasador për Integrimin e të Huajve në Republikën e Austrisë”, duke përfaqësuar interesat e të huajve dhe punuar për mundësi më të mira integrimi në shoqërinë austriake. Ai është një mbështetës i vazhdueshëm i krijimit të një shoqërie të hapur, demokratike dhe të bashkuar, ku të gjithë qytetarët mund të kontribuojnë dhe të përfitojnë të drejtat e tyre.
Përveç angazhimeve politike, Setki Ibraimi është një diplomatë i njohur, i cili ka edhe titullin Akademik, i zgjedhur anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, një vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në diplomaci, politikë dhe kulturë. Po ashtu, ai mban titullin Ambasador i Paqes në Nju Jork, një rol që thekson angazhimin e tij për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Setki Ibraimi është një figurë kyçe që përfaqëson angazhimin për integrim dhe zhvillim në një shoqëri të hapur, demokratike dhe të bashkuar, duke u bërë një model për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e bashkëjetesës dhe përparimit të përbashkët…
Akademik Miftar Tërshnjaku
…………………………………..
Setki Ibraimi – Candidate for the third term as Assemblyman in the elections of the city of Stockerau, Austria, on January 26, 2025
THE EXAMPLE OF THE ALBANIAN DIASPORA
Setki Ibraimi is a well-known Albanian politician in Austria and a prominent and visionary representative of the Albanian diaspora. He has filed his candidacy for a third term in the Stockerau City elections, which will be held on January 26, 2025, as part of the ÖVP Austrian People’s Party. During his career, he has significantly contributed to supporting the integration of foreigners and improving the living conditions of immigrants and other communities living and operating in the city where Setkiu is filing his candidacy for the third time.
Setki Ibraimi holds the title of “Ambassador for the Integration of Foreigners in the Republic of Austria”, representing the interests of foreigners and working for better integration opportunities in Austrian society. He is a consistent supporter of the creation of an open, democratic and united society, where all citizens can contribute and benefit from their rights.
In addition to his political commitments, Setki Ibraimi is a renowned diplomat, who also holds the title of Academician, elected as a full member of the Albanian American Academy of Sciences and Arts in New York, an appreciation for his extraordinary contribution to diplomacy, politics and culture. He also holds the title of Ambassador of Peace in New York, a role that emphasizes his commitment to promoting international dialogue and cooperation.
Setki Ibraimi is a key figure who represents the commitment to integration and development in an open, democratic and united society, becoming a model for all those who believe in the power of coexistence and shared progress…
Akademik Miftar Tërshnjaku