Sekretari amerikan sot mbërrinë për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Date:

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot do të qëndrojë në Ohër, pas vizitave në Vatikan dhe Podgoricë. Siç mësohet ai ka përzgjedhur Ohrin, si destinacion të ndalimit, nga ku Departamenti Amerikan i Shtetit siç bëri të ditur MIA ka vlerësuar se Pompeo pas takimit me kreun shtetëror do të nënvizojë se Marrëveshja e Prespës përbën një hap të jashtëzakonshëm të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Nga DASH po ashtu kanë nënvizuar se SHBA-të janë të fokusuara në Ballkanin Perëndimor si një pjesë e rëndësishme stratgegjike e idesë për Evropën e Bashkuar. Pompeo gjatë qëndrimit në Ohër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska. Pas Ohrit, sekretari amerikan do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...