Së paku tre të vrarë nga sulmi në Utrecht të Holandës

Date:

12:36:06            2019-03-18

 

Në qytetin universitar holandez të Utrehtit, disa persona janë plagosur me armë zjarri. Sipas një radio holandeze, të paktën tre persona janë vrarë, raportojnë mediat botërore, përcjell Shtegu.com. Policia dyshon se sulmi mund të ketë një sfond terrorist.

Të shtënat u dëgjuan rreth 10:45, në një tramvaj në perëndim të qytetit. Forcat antiterroriste janë në vendngjarje, njoftoi gazeta „AD“, përcjell Shtegu.com.
Të paktën një sulmues është arratisur. Është e mundur që disa persona kanë qëlluar, njoftojnë mediat. Në kërkim është një veturë e kuqe, e vogël.

Stacioni RTV Utrecht ka cituar një dëshmitar, i cili ka pohuar se shumë persona kanë ikur nga vendngjarja, ndërsa e ka parë një grua të shtrirë në dysheme.
Deri më tani janë angazhuar tre helikopterë shpëtimi për të transportuar të plagosurit nëpër spitale.

Përmes Twitter-it, policia holandeze ka apeluar që të mos pengohen ndihmësit në kryrerjen e punës së tyre. „Mbajini rrugët të hapura për ta“.
Kryeministri holandez Mark Rutte shprehu shqetësim duke thënë se situata është „brengosëse“.

Policia tha se është në kërkim të një 37-vjeçari turk, i identifikuar si Gokmen Tanis, dhe i paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë larg tij.

Utrechti ndodhet rreth 50 kilometra në juglindje të Amsterdamit.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...