Njëzet mijë euro shpërblim për kokën e një të burgosuri në Austri

Date:

15:55:18             2019-03-18

 

 

Alarm gatishmërie në një burg të Austrisë së Poshtme: Për shkak se edhe përkundër vendosjes, jelekut anitplumb dhe truprojës, Robert K. (17) nuk është i sigurt në qelinë e tij. Arsyeja: Për vrasjen e tij është paraparë një shpërblim prej 20,000 eurosh.

Një komunitet çeçen dëshiron ta shohë të përgjakur vrasësin e Hadishatit (7), ndërsa dyshohet se ka paraparë shpërblim prej 20,000 eurosh për vrasjen e tij, shkruan „Heute“, përcjell Shtegu.com. Tani, çeçeni i ri është i rrezikuar edhe në qelinë e tij në Austrinë e Poshtme.

„Për shpërblimin e supozuar, administrata e burgjeve u informua nga ministria. Prandaj ne duhet të veprojmë. Jo shumë prej të burgosurve këtu e dinë këtë gjë. Por, ne kemi 180 të burgosur nga rreth 25 kombe, duke përfshirë ukrainasit, çeçenët, bjellorusët, të cilët sigurisht nuk kanë fjalë të mira për Robert K.“, tha një zyrtar i burgut për rrezikun prapa grilave.

Siç është raportuar edhe në fillim të marsit, 17-vjeçari ishte transferuar nën mbikëqyrje të rreptë nga reparti psikiatrik i spitalit ëagner-Jauregg në Linz në një port aty pranë. Tani, vrasësi i vajzës mbikëqyret dhe mund të ecë vetëm me jelek antiplumb, i shoqëruar nga katër oficerë (dy prej tyre nga forca speciale), tek mjeku ose në spital.

„Në këto qarqe, hakmarrja e gjakut vjen nga ana e babait dhe babai i Hadishatit është ende në arrati“, thotë avokati i viktimës Niki Rast, i cili përfaqëson familjen viktimë (nënën).

Robert K. akuzohet se e ka vrarë vogëlushen e vogël Hadishat, e cila në kohë të gabuar ka qenë në vend ta gabuar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...