Sado Maksuti e jep kumtin më të rëndë në jetë
15:53:17 2019-06-22
Menaxheri nga Winterthuri i reperit Azet, ka ndërruar jetë në një aksident me veturë në Kosovë. Miku i tij i vjetër, Sado Maksuti është dashur t`ia kumtojë lajmin e hidhur familjes.
S. K. (25) nga ëinterthuri, mëngjesin e së shtunës ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në relacionin Prishtinë-Ferizaj në Kosovë, shkruan „20 Minuten“, përcjell SAhtegu.com. Zvicerani me rrënjë turke ishte menaxher i reperit Azet dhe Mero.
Policia kosovare ka deklaruar se K. dyshohet të ketë vozitur me një shpejtësi shumë të madhe: „Pjesët e Porsche Cayenne u hodhën deri në 200 metra larg“.
Sado Maksuti, 43 vjeç, një mik i vjetër i K. : „Një i njohur nga Kosova më thirri dhe më tregoi se çfarë ka ndodhur. Për mua ishte sikur të humbisja djalin tim“, thotë ai për „20 Minuten“. Sado Maksuti është dashur ta informojë familjen e K. për vdekjen e tij. „Mua më duhej ta bëja për herë të parë dhe shpresoj të jetë edhe hera e fundit. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment. Familja tërëisht është tronditur“.
Maksuti e njihte K. dhe vëllain e tij binjak për rreth dhjetë vite me radhë: „S. e bëri praktikën e KV tek unë. Ai ishte një inteligjent dhe argëtues, që ishte i mirë me të gjithë dhe ishte i adhuruar“. K. ka qenë shumë i suksesshëm në biznesin e menaxhimit.
Maksuti shpjegon më tej: „Që sot, ne do të udhëtojmë për në Kosovë me familjen. Nga atje, do të shkohet në Turqi, ku S. do të varroset“. Maksuti nuk dëshiron të komentojë deklaratat e policisë se ngasësi i veturës ka qarkulluar me shpejtësi të madhe, por në mënyrë të qartë thekson: „S. ka pëlqyer vetura të bukura, por kurrë nuk ka vozitur shumë shpejt“.
Kosovari L. S. (29), në orët e hershme të mëngjesit gjithashtu ka qenë në komunikacion me të afërm të tij, siç thotë për „20 Minuten“: „Ishim duke qëndruar në një pikë karburantesh dhe po vëzhgonim veturën që po kalonte. Kjo veturë u ngulit në vëmendjen tonë, sepse po udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë. Nga syri, do të thosha se shoferi po udhëtonte me rreth 160 km/h. Persona përreth tij, gjithashtu kanë komentuar shpejtësinë e veturës“.