Sabina e konvertuar shkoi në luftë në Shtetin Islamik, rrezikon 15 vite burg

53 Lexime

11:45:52                 2019-05-04

 

 

Ajo udhëtoi për në Siri dhe u bashkua me milicinë terroriste të SHI-së. Sabine S. shtetase gjermane (32) ka dashur të luftojë për kalifatin. Tani ajo është dashur të përgjigjet Gjykatës së lartë rajonale të Shtutgartit dhe vetëm është ankuar!

Në fund të vitit 2013, Sabine e la shtëpinë e saj në Baden-Baden, bashkëshortin dhe dy fëmijëz e saj. Menjëherë pas arritjes atje, ajo thuhet se është martuar me një luftëtar të rangut të lartë të SHI („Emir“). Me të lindi dy fëmijë të tjerë.

Ndër të tjera, aktakuza e ngarkon se ka qenë anëtare e një organizate terroriste, përhapjen e propagandës dhe krimet e luftës. Sabine thuhet se ka në pronësi disa armë (duke përfshirë Kalashnikov, Beretta).

E pandehura për kalifatin kishte shkruar në blogun e saj („Fillimi im në një jetë të re“). Një pjesë e blogut kishte përmbajtjen „Të hiqen koka“. Bëhet fjalë për ekzekutimet e kundërshtarëve të SHI, të cilët ajo i ka vëzhguar personalisht.

Sabine S. (32, e konvertuar në Islam në vitin 2008) hyn në sallën e gjyqit e mbuluar me shami, shkruan „Bild“, përcjell Shtegu.com. Në dorën e saj: një përmbledhje me spjegimin e saj prej 120 faqesh.

Të premten në gjykatë, ajo tregoi një fytyrë krejtësisht të ndryshme, ishte penduar dhe lexoi një deklaratë prej 120 faqesh. Mbi të gjitha, ajo përshkruan se sa keq e ka ndjerë veten:

„Gratë e tjera në SHI vazhdimisht kanë blasfemuar njëra-tjetrën“.

„Duhesha gjithnjë të gatuaj, pastroj dhe laj, por nuk kishte makinë larëse“.

„Lufta dhe nxehtësia ishin të tmerrshme. Rregullisht kam qarë duke iu lutur Perëndisë që të largojë nga këtu“.

„Pas një sulmi me raketa, e lëndova gishtin tim të vogël“.

„Ne vazhdimisht ishim në lëvizje dhe lufta po më shqetësonte gjithnjë e më shumë“.

„Pas një viti mësova se burri im kishte një tjetër dhe ajo ishte shtatzanë prej tij“.

Në vitin 2016, burri i saj u vra në luftë. Në shtator 2017, ajo u arrestua nga forcat e sigurisë kurde në Irak. Sipas deklaratës së saj, ajo u arratis nga burgu dhe u kthye në Gjermani. U arrestua në Karlsruhe në korrik 2018 dhe që atëherë është në paraburgim.

Pasi sihte konvertuar në Islam në vitin 2008, Sabine S. pohon: „Pyeta vetveten se çfarë ndodhë pas vdekjes dhe shpresoja për parajsë“. Tani ajo ishte bindur se Shteti Islamik kishte „folur për gjithçka“.

Ajo rrezikon një burgim prej 15 vitesh. Vendimi gjyqësor duhet të shpallet në qershor.