Rrokulliset një kamion nga Maqedonia në Gjermani, vozitësi shpëton për mrekulli

Date:

Të hënën pasdite ka ndodhur një aksident në zonën kantierit të autostradës BAB 1 pranë Scharbeutz në Gjermani. Sipas hetimeve fillestare, vozitësi i një kamioni, me sa duket si rezultat i lodhjes, doli nga korsia djathtas u përplas në një hendek. Për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Në trafikun e frekuentuar të mbrëmjes, vozitësi 49-vjeçar maqedonas po qarkullonte në autostradën gjermane 1 në drejtim të Hamburgut. Sipas hetimeve fillestare, shoferi kishte një të ashtuquajtur „një sy gjumë“ pak pas orës 16.00 në zonën e kantierit me një korsi pranë Scharbeutz, informon portali Shtegu. Si rezultat, ai e mënjanoi kamionin në të djathtë dhe doli nga rruga. Pas rreth 50 metrash kamioni u ndal në zonën e brezit të gjelbër.

Për fat të mirë, vozitësi kaloi pa lëndime, ndërsa kamioni është zhvedosur nga vendi i ngjarjes.

Ndaj vozitësit ka filluar hetimi nën dyshimin për rrezikim të trafikut rrugor. Atij i është konfiskuar patentë shoferi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...