Romët në Maqedoni më të përkrahur se sa shqiptarët
10:02:52 2016-01-01
Në „Teneqe mahallën“ e Shkupit, Stanu Blazhevska është duke udhëhequr një qendër ndihmëse për fëmijët romë, të financuar nga Unicef-i dhe Qeveria maqedonase. Para së gjithash, fëmijët parashkollorë merren nga rruga, përkujdesen dhe arsimohen. „Po, viteve të fundit për romët po bëhet më tepër“, pohon ajo, „ekzistojnë projekte arsimore dhe të bursave. Arsimimi është shpresa e vetme. Por, fundi-fundit, në Maqedoni mungojnë thjeshtë, vende pune“.
Në të ashtuquajturën „Teneqe mahallë“ të Shkupit, Gjermania është në gojët e të gjithëve. Shumica e banorëve të saj janë pakicë rome, të cilët kanë të afërm dhe farefis që jetojnë në Gjermani, apo edhe personalisht kanë qenë me muaj e vite të tëra atje. Disa nga ta dëshirojnë përsëri të shkojnë në drejtim të Gjermanisë: „Unë kam një vëlla në Gjermani, një motër, hallë, teze“, pohon njëri nga ta. Një tjetër: „Gjermania është jeta ime, gjithçkaja ime. Në Gjermani është më mirë“.
Varfëria gjithkund është e dukshme në këtë lagje të kryeqytetit maqedonas. Gjithkund para shtëpive janë grumbulluar hekurishtet e vjetra. Grumbullimi dhe shitja e mëtejme e hekurishteve, aparateve të vjetra elektrike dhe pajisjeve të tjera të çdo lloji është mënyra e vetme për të mbijetuar për shumicën. Këto punë të përditshme, zakonisht sjellin tre-katër euro në ditë, ndërsa ndihma sociale, varësisht nga numri i fëmijëve, sillet nga 20, 30 apo 40 euro në muaj.
Irfan Mehmet është 54-vjeçar, ndërsa djali i tij me bashkëshorten dhe shtatë fëmijët kanë shkuar në Gjermani. Tashmë ata janë duke pritur vendimin e autoriteteve gjermane për njohjen e statusit të refugjatit. Por, me siguri atyyre do tu refuzohet kërkesa, shkruan „tagesschau.de“, transmeton „Shtegu.com“. Edhe Irfan Mehmet para disa vitesh ka jetuar në Gjermani, me gjithë dëshirë do të shkonte prapë, por ai e di se romët qysh në kufirin maqedonas do të merren nga autobusi dhe do të kthehen.
„Numri i azilkërkuesve ekonomikë në drejtim të Gjermanisë, muajve të fundit ka rënë dukshëm“, deklaron zëdhënësi i Ministrisë së brendshme maqedonase, Ivo Kotevski. Por, shifra të sakta nuk ka. „Kemi ndërmarrë një sërë masash, siç është ashpërsimi i Ligjit për trafikantë, të cilët e organizojnë transportin e grupit të tërë. Gjithashtu kemi ndërmarrë iniciativë për të përmirësuar mënyrën e jetesës së romëve këtu“.
Në „Teneqe mahallën“ e Shkupit, Stanu Blazhevska është duke udhëhequr një qendër ndihmëse për fëmijët romë, të financuar nga Unicef-i dhe Qeveria maqedonase. Para së gjithash, fëmijët parashkollorë merren nga rruga, përkujdesen dhe arsimohen. „Po, viteve të fundit për romët po bëhet më tepër“, pohon ajo, „ekzistojnë projekte arsimore dhe të bursave. Arsimimi është shpresa e vetme. Por, fundi-fundit, në Maqedoni mungojnë thjeshtë, vende pune“.
Situatë e ngjashme është edhe në Shqipëri, në Serbi dhe në Kosovë. Qeveria gjermane kishte bërë presion që autoritetet e vendeve përkatëse të ndalojnë udhëtimin e shtetasve të tyre. Megjithatë, disponimi i popullatës mbetet i dobët. „Vetëm me kyçje në ndonjë parti ka gjasa për tu punësuar“, deklaron kuzhinieri Faton Latifi në një kafene në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Dhe shton: „Njerëzit normalë si unë, nuk kanë punë, nuk kanë asgjë. Thjeshtë, nuk kanë kurrfarë gjasash për punë“. Edhe Faton Latifi, njësoj si mijëra tëtjerë, kishte tentuar të shkojë në Gjermani me familjen e tij, por ai ishte dëbuar.
„Ndjenja më e përhapur në Kosovë është se gjithnjë janë duke udhëhequr të njëjtët politikanë të korruptuar, të përkrahur nga Bashkësia Europiane“, deklaron politologu, Lulzim Peci: „Bashkësai ndërkombëtare po e përkrahë elitën në Kosovë, pasi ajo kinse garanton stabilitet“, pohon Peci. „Për këtë, shumica e njerëzve e kanë humbur shpresën se këtu mund të ndryshojë ndonjë gjë. Udhëehqësit në pushte vlerësohen si të paprekshëm, pasi shpeshëherë nuk dënohen“.
Imazhet televizive nga dëbimi prej Gjermanisë, tek shumica e njerëzve ka pasur efekt. Varfëria dhe paperspektiva mbesin pothuajse të pandryshueshme. Dhe jo vetëm romët që dëshirojnë të largohen nga Kosova si më të varfërit e të varfërve, por edhe njerëz të arsimuar të cilët në vendet e Europës Perëndimore shohin perspektivë, përfundon Peci.
Përfundimi i tij vlen edhe për vendet e tjerë të Ballkanit: Gjermania duhet të inicojë zhvillimin ekonomik në vend dhe të bëjë presion sa më të madh që qeveritë personalisht të bëjnë reforma. Vetëm kjo mund t`ua shtojë shpresat njerëzve se diçka do të ndryshojë.