Roamingu në Maqedoninë e Veriut e „djeg“ Hakiun, llogaria rrafsh 1,450 euro

Date:

07:50:44                   2019-06-06

 

Pikëllimi i hidhur i një shqiptari gjatë pushimit në Maqedoninë e Veriut: Për shkak se celulari i Hakiut automatikisht u fut në roaming, ai tani duhet të paguajë pothuajse 1,450 euro.

Llogaritë e roamingut jashtë BE-së, ndonjëherë mund të jenë të tmerrshme. Një gjë të tillë e ka ndjerë në kurriz të tij Hakiu (31) nga Maqedonia e Veriut, me qëndrim në Austri.

Gjatë një pushimi të shkurtër në Maqedoninë e Veriut disa javë më parë, smartphoni i tij automatikisht u fut në roaming, shkruan „Heute“, përcjell Shtegu.com. Pa e ditur për këtë, në ndërkohë janë akumuluar shpenzimet e telefonit celular. „E lash telefonin celular në makinë dhe e hoq nga roamingu pas rreth 24 orësh“, thotë shqiptari 31-vjeçari me venbanim në Melk.

Surpriza e keqe pastaj erdhi në shtëpi, në faturën e ardhshme A1: Rrafsh 1,447.78 euro. Hakiu tashmë e ka paguar faturën: „Nuk kisha zgjidhje tjetër. Mirëpo, është irrituese, pasi bëhet fjalë për një pagë mujore“.

Për fat të keq, gjithmonë mund të ndodhin shpenzime të tilla jashtë vendit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...