Dyshohet se një shqiptar në Austri ka vrarë një boshnjak dhe ka plagosur një tjetër

Date:

12:56:53                    2019-06-06

 

 

Ende mbeten të paqarta shkaqet, por fakt është se mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:20, para „Café Bar Lounge Focus“ në Ignaz-Harrer-Strasse 38 në Salzburg-Lehen, u dëgjuan dy të shtëna. Një plumb e goditi 46-vjeçarin Samir H., i dyti djalin e tij Xhenis H. (24). Babai vdiq në vendngajrje, përderisa paraprakisht po festonte lindjen e nipit të dytë të tij. Ndërkohë, policia ka publikuar një përshkrim të vrasësit: Autori i krimit dyshohet të jetë shqiptar.

Xhenis H., me prejardhje boshnjake, i cili sapo ishte bërë baba të premten e kaluar, të martën në restorant po bisedonte me prindin e tij. „Café Bar Lounge Focus“ është veçanërisht i vizituar nga boshnjakët që jetojnë në Salzburg, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Aktualisht menaxhohet nga dy shqiptarë. Të martën, nga njëra anë, është festuar përfundimi i Ramazanit (që nga e hëna) dhe nga ana tjetër, lindja e fëmijës, një djalë i Xhenis H.

Rreth orës 22:20 ai doli jashtë në poshtin e vizitorëve. Atje takoi një person ende të panjohur, i cili sipas përshkrimeve dyshohet të jetë nga Europa Juglindore. Të dy filluan zënkën, personi pastaj e ka goditur Xhenis H. dhe ofenduar, informon Shtegu.com. Ai e solli babain e tij nga kafeneja për t`i ndihmuar. Pastaj gjithçka ndodhi për pak sekonda: I panjohuri nxjerri një armë , duke shtënë mbi babai dhe djalin e tij. Për babain, çdo ndihmë eventuale ishte e vonshme.

Sulmuesi u arratis shumë shpejt, edhe pse kishte disa dëshmitarë. „Disa tashmë i kemi intervistuar. Por, ata bënë deklarata pjesërisht të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë persona të tjerë që ishin atje“, ka thënë zëdhënësja e policisë, Nina Laubichler.

Xhenis H. u dërgua i plagosur në spitalin shtetëror. Por, ai nuk është në rrezik për jetë. Ai ka pësuar një plagë në kofshë dhe ka qenë i gatshëm të jap dëshmi të mërkurën. Megjithatë, policia fillimisht është dashur të priste një përkthyes, pasi boshnjaku nuk e flet sa duhet gjermanishten. „Ai më në fund tha se ai dhe babai i tij po konsumonin alkool në bar. Sipas deklaratave të tij, ai nuk e njihte sulmuesin, i cili e kishte sulmuar pa ndonjë arsye“, ka thënë më tej Nina Laubichler.
Vendi ku u shkaktua krimi, për momentin mbeti i mbyllur.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...