Retrospektivë e ndodhive gjatë vitit 2015 në Maqedoni nga Zhurnal.mk

51 Lexime

13:41:34       2016-01-02

Vitin që po lëmë skena politike në Maqedoni u dominua nga problemet e ndryshme. Nuk është e tepërt të thuhet se që nga kriza e vitit 2001, Maqedonia nuk kishte pasur një krizë të tillë politike.

«..Agjencia e lajmeve Zhurnal, për fundvit enkas për lexuesit tanë, ka shtjelluar tema që i tangojnë shoqërisë, ku janë të përmbledhura dhe ngjarjet që shënuan vitin e kaluar. Temat prekin zhvillimet politike, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe çështje të tjera të cilat janë në interes të qytetarëve të Maqedonisë..»

Në vijim: Retrospektivë e ndodhive gjatë vitit 2015

Shkup, 2 janar – Vitin që po lëmë skena politike në Maqedoni u dominua nga problemet e ndryshme. Nuk është e tepërt të thuhet se që nga kriza e vitit 2001, Maqedonia nuk kishte pasur një krizë të tillë politike.

Publikimi i “bombave” të liderit të opozitës më të madhe maqedonase LSDM-së, Zoran Zaev, protestat organizuara nga po kjo parti kundër qeverisë, kundër-protesta organizuar nga partia më e madhe e bllokut politik maqedonas VMRO-DMPNE, ngjarjet e 9 majit në Kumanovë, dorëheqjet e disa ministrave, Marrëveshja e Përzhinos si dhe protestat e Jugohromit janë disa nga ndodhitë që e karakteruzuan vendin këtë vit.
Lideri Zaev në janar publikon aferën e përgjimeve

Lideri i opozitës maqedonase në janar të vitit 2015 filloi të paralajmëroj opinionin vendas se do të publikojë aferën më të madhe të përgjimeve në Maqedoni. Ai kërkoi nga Kryeministri Gruevski dorëheqjen para se ti publikojë bombat. Kërkesa e Zaevit nuk u plotësua, andaj lideri maqedonas Zaev filloi me projektin “E vërteta për Maqedoninë”, duke publikuar 38 skandale të cilët ai i quante “bomba”. Një ditë para se të fillonte publikimi i bombave televizioni Sitel tregoi një video xhirim mes Gruevskit dhe Zaevit të realizuar në Kabinetin e Gruevskit. Në këtë bisedë Gruevski insistonte të dijë se nga i ka marrë materialet e përgjimeve Lideri opozitar Zaev. Ky i fundit tha se materialet ia kanë siguruar shtetet e huaja, pa mos e precizuar se për cilat shtete bëhet fjalë të cilët i kishin dorëzuar Zaevit 600 mijë audio regjistrime të 20 mijë qytetarëve të Maqedonisë, përfshirë këtu liderët e partive,funksionarët e qeverisë dhe gazetarët.
Gruevski akuzon se shërbimet e huaja po e destabilizojnë Maqedoninë përmes Zaevit.

Një ditë më vonë Kryeministri Nikolla Gruevski mbajte pres-konferenc të jashtëzakonshme duke iu drejtuar qytetarëve. Ai tha se Maqedonia kërcënohet nga shërbimet e huaj të cilët dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin përmes shantazheve dhe kërcënimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaev. Gruevski tha se asnjëher nuk dë të nënshtrohet dhe nuk do të jap dorëheqje nga ata politikanë të cilët dëshirojnë që përmes kërcënimeve të arrijnë në pushtet.
Angazhimi i diplomacisë perendimore.

Publikimi i aferës së përgjimeve u përcoll me shumë shqetësim të madhë nga Bashkësia ndërkombëtare. Euro-komesarët dhe euro-deputetët filluan intenzivisht të punojnë për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. Ata kërkonin që urgjentisht pushteti të zbardhë aferën e përgjimeve, ndërsa autorët të japin llogari para drejtësisë. Euro-komesari, Johannes Han dhe euro-deputeti Ivo Vajgëll me përkushtimin më të madhë u angazhuan që të tejkalohet kriza më e thellë politike në historinë e Maqedonisë.
Vazhdoj publikimi i bombave në fund të muajit shkurt

Në fillim të vitit 2015 përkatësisht në fillim të muajit shkurt, Zoran Zaev filloi me publikimin e “bombave”, të cilat i kishte paralajmëruar qysh më parë. Këto “bomba” përmbanin materiale përmes së cilës, sipas Zaevit, pushtetit kishte përgjuar mijëra qytetarë. Në aferën e përgjimeve opinioni i gjerë patë mundësi që të shohë se si gjatë këtyre viteve partia politike maqedonase në pushtet kishte përdor gjitha mekanizmat e mundëshme madje edhe format më ekstreme pra, atë të përgjimeve, me qëllim që të mban dhe ruan pushtetin. Madje të përgjuar kishin qenë edhe liderë partiak, ministra, kryetar komunash, gazetarë e qytetarë të thjeshtë, gjë në të cilën vendi hyri në krizën më të thellë historike të tranzicionit.
Kriza politike thellohet, opizita paralajmëron protesta gjithëpopullore me 17 maj

Lideri i opozitës maqedonase paralajmëroi protesta gjithëpopullore, siç u shpreh ai, kundër diktatorit më të ri në Europë, Nikolla Gruevski, i cili ka politizuar të gjitha institucionet e shtetit dhe përmes kusheririt të tij Sasho Mijallkov, i cili ka qenë shef i shërbimit sekret maqedonas, ai ka pasur në kontrollë gjithë Maqedoninë, gjykatat, policinë, ushtrinë, administratën dhe ekonominë e vendin, me një fjalë ka pasur pushtet apsolut.
VMRO-ja, paralajmëron kontra protest

Kreu i VMRO-DPMNE-së, dhe njëherit Kryeministri Gruevski paralajmëroi një kundër protestë që qytetarët e Maqedonisë të dëshmojnë se janë kundër aktorëve siç është rasti i liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili përmes materialeve të furnizuar nga shërbimet e huaja sekrete, dëshiron ta destabilizon Maqedoninë. Gruesvki këmbëngul që askush të mos bëj përpjekje që ta okupojë Maqedoninë përmes formave të shantazhit dhe kërcënimeve.
Publikimi i bombave ngriste moralin e qytetarëve për protesta

Me vazhdimin e publikimit të bombave nga LSDM-ja, një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë filluan të provokohen dhe njëherit të motivohen për të dalë në protesta. Publikimi i vrasjes së të riut maedonas Neshkovski, nga ish shefi i sigurimit të Kryeministrit Gruevski, dyshimet për vrasje e gazetarit Mlladenov, arrestimi i Lube Boshkovskit, falsifikimi zgjedhjeve përmes votuesve nga Pusteci i Shqipërisë, marrja ryshfet gjatë tenderëve të autostradave nga Kryeministri Gruevski, kontrolli i plotë i pushtetit mbi gjykatat dhe mediat bëri që një pjesë e madhe e qytetarëve të dalin spontanisht në protesta para qeverisë.
Gruevski filloi të friksohet, Angellov paralajmëroi skenare të armatosura

Me tensionimin e situatës politike, Kryeministri Gruevski çdo ditë dilte me deklarata se përmes materialeve të ngjitura dhe të montuara tentohet nga shërbimet e huaja që të destabilizohet Maedonia. Mirëpo Kryetari i partisë maqedonase “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, paraljmëroi disa javë më parë se në rajonin e Kumanovës pushteti i Gruevskit do ta paguaj një grup të armatosur nga Kosova prej 1 milion eurove që të shkaktojë frik dhe tensione ndëretnike në Maqedoni. Sipas Angellovit qëllimi kryesorë i këtyre incidenteve është të defokusohet opinioni nga publikimi i aferës së përgjimeve.
U sulmua karakolli në Gushincë nga një grup i Kosovës, tre policë u zunë peng

Një grup i armatosur i pa identifikuar nga Kosova sulmoi karakollin e stacionit policorë në Gushincë të Kumanovës. Tre policë nga Maqedonia disa orë u mbajtën peng dhe u rrahën nga grupi i armatosur. I menjëhershëm ishte reagimi i policisë së Maqedonisë, por askush nga grupi nuk u kap nga policia. Zëdhënësi i atëhershëm i policisë, Ivo Kotevski, tha se grupi i armatosur prej 20 personave kan ardhur nga Kosova me dy vetura dhe kanë ikur. Kjo deklaratë skandaloze e Kotevskit nxiti dyshimin për skenare të kurdisura. Disa orë më vonë Kryeministri Gruevski mbajti një pres konferencë të jashtëzakonshme duke iu drejtuar popullit se Maqedonia gjendet para një situate tepër delikate ku rrezikohet stabiliteti i saj.
Rusia reagon për incidentin në Gushincë, dyshohet për skenarë ndërkombëtar

Çuditërisht reagimi i parë për incidentin në Gushincë ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Konfederatës ruse. Kjo ministri ka kërkuar që të zbardhet incidenti dhe autorët të vihen para drejtësis, por në mënyrë indirekte fajin ia drejtojnë Kosovës se e destabilizon Ballkanin. Reagimi i Moskës tregon qartë interesat e Rusisë në shtetet e Ballkanit përfshirë këtu edhe Maqedoninë. Gjithashtu ky reagim nënkupton se Ballkani tentohet të destabilizohet nga shërbimet sekrete pro-ruse. Për Ballkanin më të qetë angazhohet NATO-ja e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dy ditë para 9 majit, Zhurnal informoi i pari se ka grup të armatosur në Kumanovë

Në fillim të muajit maj të këti viti Agjencia e lajmeve Zhurnal dy ditë para se të ndodhë rasti, alarmoi në opinion se në rajonin e Kumanovës ka grupe të armatosura, për fat të keq paralajmrimi ndodhi i vërtetë ku dy ditë më vonë në Lagjen e Trimave një grup nga Kosova u përlesh me policinë e Maqedonisë.
Me 9 maj grupi nga Kosova u përlesh me policinë në Lagjen e Trimave

Maqedonia u trondit nga ky rast i cili qytetarëve të thjeshtë ua ktheu në mendje skenarët e vitit 2001, ky ishte rasti i 9 majit në Kumanovë. Gjatë akcionit të Kumanovës gjegjësisht të Lagjes së Trimave të vrarë mbeten disa persona nga grupi i armatosur si dhe disa pjesëtar të forcave policore të Maqedonisë, po ashtu në këtë përplasje kishte edhe dëme të shumta materiale. Ndërsa prokuroria publike ngriti akuzë kundër 29 persona për pjesëmarrje në ngjarjet e Kumanovës.
LSDM-ja organizoi protesta gjithëpopullore me 17 maj

Në maj të këtij viti, partia opozitare e bllokut maqedonas organizoi protesta masive kundër qeverisë, në këtë protestë pjesëmarrës kishte thuajse nga gjitha komunitetet e vendit, duke u cilësuar si protesta e parë në tranzicionin e Maqedonisë si “Protestë Gjithëqytetare”, ku për herë të parë në protestë flamuri maqedon dhe ai shqiptarë ishin mes protestuesve. Qindra qytetarë pas mbarimit të protestës natën e 17 majit e kaluan para Qeverisë në Shkup, për ta vazhduar në këtë mënyrë protestën me kërkesë për dorëheqje të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kabinetit të tij. Paraprakisht, pas përfundimit të protestës së madhe antiqeveritare, në bulevardin “Ilindenska” para Qeverisë dhe në sipërfaqet e gjelbra përreth, u vendosën tenda dhe thasë gjumi, pasi që nga foltorja e protestës u porosit se qytetarët nuk do të largohen prej aty derisa të largohet Gruevski.
Kampistët për rrethë 2 muaj qëndruan para qeverisë duke kërkuar nga Kryeministri Gruevski të jap dorheqje të menjëhershme
VMRO-ja me kundër protestë me 18 maj, valvitet flamuri rus

Një ditë pas protestës së LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja si dhe organizata tjera të afërta me këtë parti, organizuan një tubim për përkrahjen e qeverisë dhe politikës së Gruevskit, para parlamentit të Maqedonisë, ku kishte ikonografi të flamurit rus. Gjithashtu edhe përkrahësit e politikës së Gruevskit vendosën kampet e tyre para Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ku sipas tyre ata japin perkrahje Kryeministrit për ta mbrojtur shtetin nga agjentët e huaja që dëshirojnë ta destabilizojnë Maqedoninë.
Në muajin qershorë diplomacia perendimore ndezi motorat, hartohet marrëveshja e Përzhinos

Si pasojë e krizës politike që tanimë kishte goditur vendin me rastin e publikimit të “bombave” liderët e katër partive politike VMRO DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH u takuan që të gjejnë një zgjidhje për të tejkaluar krizën politike.
Pjesë e bisedimeve ndërmjet partive politike ishin çështja e publikimit të “bombave” liria e mediave, gjyqësori, dorëheqja e kryeministrit, qeveria kalimtare e deri tek mbajtja e zgjedhjeve. Marrëveshja e arritur ndërmjet liderëve u bë e njohur si marrëveshja e Përzhinos. Shtytës kryesor i një marrëveshje të tillë ishte faktori ndërkombëtar. Gjatë këtij viti po ashtu u mbajt marshi protestues mbarë shqiptar me qëllim kjo qeveri të jap dorëheqje, si dhe të zbardhen gjitha rastet e montuara.

Mirëpo edhe pas arritjes së marrëveshjes palët negocuese përsëri hasin në vështirësi kur është në pyetje implementimi i saj sidomos tek çështja e mediave, pastrimi i listës zgjedhore etj.
Organizohet pretestë masovike në Tetovë kundër ndotësit Jugohrom

Protesta masive këtë vit u organizuan edhe për çështjen e ndotësit më të madh të ajrit në Tetovë, fabrikës së Jugohromit. Në këtë protestë të pranishëm ishin një numër i konsiderueshëm i qytetarëve me qëllim që të shprehin revoltën kundër autoriteteve qeveritare, dhe për fat të mirë protesta u ndëgjua tek pushtetarët dhe qeveria në seancë të jashtzakonshme aprovoi mbylljen e Jugohromit.
Shqiptarët fitojnë Universitetin e dytë shtetëror në Shkup

Pas gjitha ndodhive gjatë vitit , vlenë te ceket si ndodhi në fund të vitit dhe që ishte më pozitive, propozimi i Qeverisë për formimin e ëndrrës së kahmotshme shqiptare për Universitet shtetëror në Shkup në gjuhën shqipe. Propozimi për Universitetin “Nëna Terezë”, menjëherë u dorëzua në Parlament ku me shumicë votash u votua dhe siç njoftuan nga Ministria e Arsimit ky fakultet do të filloj të funksionoj cysh vitin e ardhshëm.
Ende der Chat-Unterhaltung