Restoranti Jägerhof në St. Gallen me të cilin menaxhon shqiptari Agron Lleshi, mbetet edhe më tej ndër restorantet më të famshëm në Zvicër.
Kohëve të fundit, GaultMillau Zvicër i ka konfirmuat 17 pikët edhe për vitin 2021.
Këtë sihariq e ka dhënë personalisht Agroni në një postim të tij në Facebook, duke shkruar:
Jemi jashtëzakonisht të lumtur që GaultMillau Zvicër i ka konfirmuar #17 pikët tona edhe për vitin 2021! Çfarë nderi!
«Agron Lleshi po përgatit me kualitet të lartë edhe për gurmanët më të mëdhenj të St. Gallenit. Gastronomi turbo ka guxim dhe përveç repertorit të tij të kuzhinës së lartë (sezonale, rajonale, mesdhetare, shumë vegi) mbështetet edhe te klasikja zvicerane ose te gatimet më të mira të nënës […]. », #Gaultmillau 2021
Pa ekipin tim dhe mysafirët tanë të shkëlqyeshëm, nuk do të ishte e mundur. Faleminderit shumë!“, shkruan Agroni, transmeton Shtegu.com
Shikimin e plotë mund ta gjeni këtu: https://www.gaultmillau.ch/rest…/restaurant-jagerhof-18661
Kuzhinë Gourmet në nivelin më të lartë – për drekë dhe darkë.
»Menyja ditore: www.jaegerhof.ch/tageskarte
»Menyja e mbrëmjes: www.jaegerhof.ch/abendkarte
Restoranti JÄGERHOF St.Gallen është i hapur:
Nga e hëna deri të premten: nga ora 11.30, deri në orën 14.00 dhe nga ora 18.00, deri në ora 22.00.
E shtunë: nga 17.00 deri në 23.00.
(Restoranti është i mbyllur të dielave dhe festave zyrtare.)
Ju presim me padurim!
Rezervimet: 071 245 50 22, info@jaegerhof.ch ose www.jaegerhof.ch/reservation
Gault-Millau është një ciceron restorantesh me emrin e redaktorëve / themeluesve të tij Henri Gault (1929–2000) dhe Christian Millau (1928–2017). Krahas ciceronit Michelin, ai konsiderohet të jetë udhëtuesi më me ndikim në restorant me origjinë franceze. Ai akordon kapelën e kuzhinierit Gault Millau, çmimin më të lakmuar në kuzhinën e lartë krahas yjeve Michelin. Për dallim nga udhëzuesi Michelin, Gault-Millau nuk është i kufizuar në një listë të restoranteve të rekomanduara me përshkrime të shkurtra, por ofron një sistem pikësh dhe rishikime të hollësishme të restoranteve.



