Reperi kosovar Besko dëbohet nga Zvicra

164 Lexime

06:49:43                 2016-10-18

 

 

 

 

 

Të premten është dëbuar nga Zvicra reperi kontrovers kosovar, Besko. Në një intervistë për „20 Minuten“, ai i ka sqaruar arsyet përse është dëbuar. Reperi kosovar 31-vjeçar është dëbuar nga Zvicra për sulm, hajni dhe plaçkitje me armë. „Duhet ta akceptoj dëbimin, por asnjëherë nuk do ta kuptoj“, ka pohuar Besko. Ai e ka ditur se pas vendimit të Gjykatës federale do të duhet të largohet nga Zvicra, por se për një veprim të tillë ai do të njoftohej me shkrim, së paku sa për të pasur kohë për t`i bërë gati gjësendet e duhura dhe të përshëndetej me të afërmit.

 

 

 

Por, gjithçka ndodhi ndryshe: Besko e kishte kuptuar se duhet të largohet nga Zvicra një ditë më parë nga një e-mail i avokatit të vet. Me këtë rast, reperi kosovar së paku e ka shfrytëzuar rastin që ta shehë të birin e vet. Më pas, ai është lajmëruar në polici dhe pak më vonë është ulur në aeroplan, në destinacionin e Prishtinës.

 

 

 

Avokati i Beskos ka regauar në lidhje me disa parregullësi të cilat i janë bërë reperit kosovar. Ai është dashur të informohet me shkrim se duhet të largohet nga territori zviceran. „Unë nuk e kam të qartë se si një prindi i cili përkujdeset t`i mbajë rregullisht kontaktet me fëmijën e vet, t`i ndalohet hyrja në Zvicër dhe në territorin e Schengenit“, është shprehur avokati i tij, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Nga ana tjetër, Besko ende nuk është duke besuar se çfarë i ka ndodhur: „Ndjehem si në një ëndërr të keqe“, ka pohuar Besko për të cilin Kosova është e huaj, pasi nuk e njehë askend. Fillimisht ai do të duhet të përtkujdeset se ku do të flejë dhe si do ta zgjodhë problemin financiar.