BILD: Babai i Tarashaj ka ushqyer 50 anëtarë të familjes

50 Lexime

19:44:13              2016-10-18

 

 

 

 
Ndeshja që përfundoi me rezultat 2:2 kundër ekipit të Bayernit, ka qenë loja e dytë e Shani Tarashajt (21) për Eintrachtin. Njeriu menjëherë mund ta kuptojë përse trajneri Kovac e ka angazhuar në radhët e veta sulmuesin kosovar: I shpejtë, i aftë për të dribluar dhe golashënues i suksesshëm.

 

 

 
Prindërit dhe motrat e veta e përcjellnin ndeshjen nga tribunat me plot krenari. Njësoj sikurse që Shaniu është krenar me ta. E sidomos për atë që ka bërë babai i vet, Ymriu.
Tarashaj për „Bild“ ka spjeguar: „Babai im ka ardhur në Zvicër nga Prizreni, i vetëm, në moshën 17-vjeçare“, transmeton „Shtegu.com“. Pasi ishte më i vjetri pas vdekjes së hershme të prindit, ai është dashur të ushqejë familjen. Pesëdhjetë anëtarë të familjes kanë pritur ushqim nga ai.

 

 

 
„Unë jam shumë krenar me ate që ka bërë babai për familjen tonë. Për këtë, unë e falënderoj shumë dhe unë mundohem t`ia kompensoj me dashuri dhe të holla, aq sa mundem. Gjithnjë do të jem për te këtu, në mënyrë që të mundohem t`ia kthej të mirat“.

 

 

 
Për shembull, ai gjithnjë e kishte shoqëruar në strëvitje, që nga mosha njëmbëdhjetëvjeçare, që kur ai filloi të luajë futboll, fillimisht në Red-Star, e mandej te Grashopper.

 

 

 

Shaniu më tej ka pohuar: „Babai im është tifoz i flaktë i futbollit, më i flaktë se unë, bile edhe punën ndonjëherë e lë mënjanë. Deri më tani vetëm dy ndeshje të miat nuk ka arritur t`i përcjellë, por në Bundesligë do të jetë gjithnjë i pranishëm“, ka përfunduar Shaniu. Ndoshta do të ketë fat ta shohë golin e parë të të birit.