Regjistrohet edhe refugjati më i vjetër në histori, plaku 110-vjeçar

Date:

Si duket, është regjistruar edhe refugjati më i vjetër që njehë ndonjëherë historia e njerëzimit: Në Passau të Gjermanisë, një plak i moshës 110 vjeçare ka ardhur nga Afganistani. Sipas rrëfimit të vajzës së tij, familja e kishte bartur plakun deri në Gjermani.

 

 

Mediet gjermane informojnë për një refugjat të pazakonshëm që thuhet se i ka hiq më pak se 110 vite dhe i cili ka ardhur në Passau të Gjermanisë me familjen e tij nga Afganistani. Policia federale gjermane e ka konfirmuar rastin të cilin e kishte bërë publik „Bayerischen Rundfunks“, transmeton „Shtegu.com“. Paraprakisht, plaku i dobët me shëndet, rrugën e arratisë e kishte marrë së bashku me tetë anëtarë të familjes së tij, për një muaj të tërë.
Vajza e tij 60-vjeçare, për policinë gjermane kishte deklaruar se anëtarët meshkuj të familjes, e kishin bartur plakun e shurdhër e të verbër nëpër shumë rrugë, deri sa nuk kanë arritur në Gjermani. Arsyeja për arratisjen e familjes së katër gjeneratave ka qenë pasiguria që është krijuar në vendlindjen e tyre në Baghlan. Tre vëllezër të tyre janë vrarë nga talibanët radikalë.

 

 

Policia gjermane nuk ka mundur ta konfirmojë moshën e sigurt të plakut, pasi ai nuk posedon dokumente për identifikim. Prandaj, mosha e plakut është regjistruar „pa garancë“, ndërsa përkthyesit i kanë trajtuar informacionet e familjes si të besueshme. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...