Reagime të ashpra politike pas dëbimit të fëmijës 12 vjeçar maqedonas

Date:

Ministri i Brendshëm Peter Beuth (CDU)

 

14:39:21                 2018-02-08

 

Rasti i fëmijës së traumatizuar e të dëbuar dymbëdhjetëvjeçar maqedonas, është bërë temë kryesore në Komitetin e brendshëm të Parlamentit të Hessenit në Gjermani. Ministri Peter Beuth (CDU) duhet të prononcohet përse fëmija është dërguar jashtë vendit, kërkon Partia gjermane SPD.

SPD-ja e ka obliguar ministrin e Brendshëm Peter Beuth (CDU), që të pronocohet lidhur më dëbimin e fëmijës dymbëdhjetëvjeçar nga Gjermania, për në Maqedoni. Fëmija i sëmurë psikik, të hënën është dëbuar me avion nga Hesseni i Gjermanisë për në Shkup dhe i është dorëzuar babait të vet të varur nga droga, i cili është i njohur edhe si person i dhunshëm.

Anëtari i SPD-së Ernst-Ewald Roth ka pohuar, ministri Beuth të enjten duhet të sqarojë në Komitetin e Brendshëm përse fëmija është dërguar jashtë vendit, shkruan „Frankfurter Rundschau“, përcjellë Shtegu.com. Nëse ministri nuk e bën këtë gjë, Partia SPD do të angazhohet.

Deputetja e Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së, Ulli Nissen ka folur për një „deportim të neveritshëm“. Ajo ka komentuar: „Jam e zhgënjyer nga ky zhvillim – Një qeveri nuk mund të veprojë më aq vështirë“. Udhëheqësja e fraksionit të majtë Janine ëissler ka kërkuar që qeveria të organizojë kthimin e fëmijës maqedonas. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...