LAJMI FUNDIT: Aksident i rëndë në Zvicër me gjashtë të lënduar, dy kosovare me plagë të rënda

Date:

22:22:16               2018-02-08

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në relacionin në mes të Suhr dhe Hunzenschwil në Kantonin Aargau të Zvicrës. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane, një veturë e kaltër e llojit VW nga drejtimi Hunzenschwil, për shkaqe ende të panjohura ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

 

Vozitësja 33-vjeçare nga Eritrea ka qenë duke bërë orë praktike në vozitje me leje të përkohshme, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë Shtegu.com. Ajo dhe bashkudhëtarja e saj janë lënduar rëndë. Ekipi i zjarrfikësve është dashur t`i lirojë nga vetura plotësisht e dëmtuar. Një fëmijë që ka qenë brenda në veturë, gjithashtu ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda.

Në veturën që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, një VW i zi, vozitëse ka qenë një kosovare 52-vjeçare e cila ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda. Bashkudhëtarja e saj është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka kaluar me lëndime më të lehta.

Për të lënduarit janë mobiliziar shtatë autoambulanca dhe dy helikopterë. Hetimet e shkakut të aksidentit do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit. (Shtegu.com)

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...