Rasti i protofolit të humbur të shqiptarit, reagojnë psikolgët
15:26:36 2017-12-28
Shumica e njerëzve më me dëshirë i kthejnë ua kthejnë pronarëve portofolet me përmbajtjen përbrenda, apo e dorëzojnë në zyrën përkatëse për gjetjen e gjësendeve, se sa të hollat t`i mbajnë për vete. Një psikolog social spjegon përse.
Para disa ditësh, gazeta e përditshme „20 Minuten“ ka lajmëruar për një kosovar, të cilit në një kantier zviceran portofoli i kishte humbur para dhjetë vitesh. Sikurse 500 frangat zvicerane, ashtu edhe një bankënotë 20 frangëshe e fatit, e serisë më të vjetër, kanë qenë brenda. Lexuesit zviceranë janë emocionuar thellë për këtë rast. „Të bën mirë kur sërish lexon diçka të tillë“, ishte e mendimit lexuesja Michelle në komentet e mëposhtëm. „Është mirë që ende ka aq shumë njerëz të ndershëm“.
Imazhi i një komuniteti të sinçertë është hulumtuar edhe nga një anketë jo reprezentative. Vetëm 5 për qind e 9.200 pjesëmarrësve kanë deklaruar se nuk do t`i kthenin të hollat e gjetura. Të tjerët kanë pohuar se portofolin e gjetur do ta kthenin tek pronari apo te ndonjë zyrë për gjësendet e gjetura.
Nga e gjithë kjo parashtrohet pyetja: Çfarë i nxitë njerëzit që të kthejën portofolin e humbur, në vend se të mbahet për vete?
„Ne njerëzit nuk jemi vetëm egoistë, por edhe qenie shumë shoqërore“, ka pohuar psikologu social Jörg Hupfeld-Heinemann. Bashkëpunimi dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët, është shumë me rëndësi për reputacionin tonë dhe na bën të ndjehemi mirë. „Kjo forcon imazhin dhe aktivizon qendrat shpërblyese në tru“.
Por, varet edhe nga ajo se çfarë ka brenda një protofoli për t`ia kthyer pronarit. Po të ketë një foto brenda, me siguri se do t`i kthehet pronarit, pohon Hupfeld-Heinemann, në një artikull të „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com. „Po të kemi një foto të personit, na vjen shumë më vështirë t? ia marrim të hollat duke ditur se për kë bëhet fjalë““. (Shtegu.com)