RAST SOCIAL, FAMILJA EMËRLLAHU NGA KUMANOVA JETON NË KUSHTE TË MJERUESHME

39 Lexime

11:04:46          2016-02-17 

 

 

 

Shtyllë mbi të cilën është varur pesha e varfërisë dhe dhimbja e lotit të fëmijëve. Kështu e sheh veten kryefamiljari Ekrem Emurllahu nga Kumanova. Një çerek shekulli vetë baba e vetë nënë, vetë burrë e vetë grua.

“Nga 5 muaj vajza ime nuk e ka më nënë, deri në moshën 20 vjeçare nuk e ka ditur nëse ka nënë. Kur i mbushi 20 vite, ka pyetur. Djali e ka ditur por nuk ka treguar, pasi ai e kujton pak nënën e tij, e ka pa kur ka ikur. Nëna më ka vdekur në mbrëmje, ndërsa ajo ka ikur pas vdekjes nënës. Motrën e pata përcjellur nuse. Më rastisi dek e dasëm. I marr 3.000 në muaj. A mund të jetojnë 3 persona me nga 1.000 denarë në muaj”, tha kryefamiljari Ekrem Emrullahu.

Dy fëmijët të cilët nëna i ka braktisur pa e mbushur një pranverë, janë të papunë, pa shkollë, pa plane për jetë. Ardhmëria e tyre ende nuk ka filluar.

“ Çdo prind ia don të mirën fëmijës. Sot kur e shoh fëmijën tim pa shkollë…Vajza kur po ma thotë, se djali jo, babë pa shkollë na ke lënë, nuk më merr kush për nuse. Për Zotin, më mirë të vdes. Dhashtë Zoti askujt mos t’i ndodh si mua. 24 vite jetojmë me një dhomë, askush nuk i intereson për mua”, shtoi më tej ai.

Ata nuk e dinë ç’është sofra e mbushur, por janë dëshmitarë të zemërbardhësisë që buron nga buka e kripa. “Vdekja është deserti më i mirë pasi sheh fëmijët duke u ngopur me buk e ujë”, thotë kryefamiljari Ekrem Emrullahu.

“E kam shtruar sofrën, krip të bardhë dhe krip të kuqe. Unë kam ngrënë krip, Zoti më ka shikuar. Kripë, jo mish, djath etj, ato nuk janë tek fëmijët e mi. Kam lënë krip të bardhë e të kuqe, Bismilah dhe kur kam marr kafshatën e parë e pas meje fëmijët, kam thënë Zot ma merr shpirtin, mua dhe fëmijëve”, tha më tej Emrullahu.

Ëndërr e ka një shtëpi për vajzën dhe djalin.

“Asgjë nuk dua përpos një shtëpi dy dhombëshe dhe një banjo ta kenë fëmijët e mi. Një kulm ta kenë, vetëm një katëm, jo 10 sepse nuk më duhet. Një varr do ta kem, një qefin”, tha Emrullahu.

Dy fëmijët e Ekrem Emurllahut, djali Nuriahmet dhe vajza Mevlija, nuk u takuan me ekipin tonë, kjo pasi babait tyre i ishin harxhuar barërat dhe duhej gjetur një zgjidhje.

Një dhomë dhe një korridor janë hapësirat që ndajnë tre anëtarët, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë i takon vëllezërve. Banjon e improvizojnë, ndërsa dhomë gjumi e kanë po atë dhomë ku kalojnë ditën.

Ekrem Emurllahu beson se mëshira nuk është zhdukur dhe se ka njerëz që gjendja e tij do t’i prekë. Ai pret nga të gjithë dorëdhënësit që t’i trokasin në derë. Tel 0038 971 49 68 24

 

Adrian Kerimi /SHENJA/