RAST I RRALLË: Maqedonasi sulmon portierin e vet, merr karton të kuq (VIDEO)

Date:

06:56:58           2016-04-17

 

 

 

 

 

Futbollisti me prejardhje nga Maqedonia, Haris Hajradinoviç nga ekipi norvegjez Haugesund, ka bërë famë të madhe për ekipin e tij, duke krijuar bujë të madhe në të gjitha mediet botërore: Pas një sulmi ndaj portierit të ekipit të vet, ai ka marrë një karton të kuq.

 

 

 

Mesfushori i mikpritësit Haugesund, në deshjen kundër Strömsgodsetit, e ka rrëzuar një futbollist kundërshtar jashtë zonës së rreptësisë. Si për inat të tij, gjykatësi nuk akordon gjuajtje të lirë, por penallti, informojnë mediet e huaja, njofton „Shtegu.com“. Kolegu i tij, portieri Per Kristian Bratveit ka ofenduar futbollistin 22-vjeçar nga Maqedonia, duke e shtyrë për penalltinë e shkaktuar. Kjo aspak nuk i pëlqeu Hajradinoviçit. i cili ia ktheu me të njëjtën monedhë.

 

 

 

Gjyqtari nuk e kishte vërejtur skenën saktë, ndërsa pas intervenimit nga ana e gjyqtarit ndihmës, ai i tregon karton të kuq Hajradinoviçit. Jo pse ai kishte shkaktuar intervenim të palejuar ndaj futbollistit kundërshtar, por pasi e kishte sulmuar portierin e vet.

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Vl3twOjZg9I

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...