Flurimi (28) i mbijetoi kancerit dy herë. Ai do të donte të shkonte një herë në jetë për pushime buzë detit. Por ai ka 20 vite që jeton në Zvicër si i huaj i pranuar përkohësisht. Është e pamundur që ai të largohet nga vendi apo të nënshkruajë një kontratë celulare.
„Që njëzet vjet që jam në Zvicër, për çdo vit kam frikë se do të dëbohem. Kur isha në moshën 8, 9-vjeçare, për shkak të luftës u arratisëm nga vendlinja jonë e Kosovës. Një mëngjes, babai im u largua dhe që atëherë u zhduk. Që atëherë nuk e kam parë më asnjëherë“.
Deri më sot familja nuk e di se çfarë ka ndodhir përfundimisht me babain. E ëma e Flurimit vendosi që me gjashtë fëmijët e saj të arratiset në Zvicër. „Në vitin 2001, së bashku me gjyshërit, motrat e vëllezërit, erdhëm në Zvicër. Si fëmijë, gjithnjë kisha dëshirë të jem zviceran. Gjithashtu kisha edhe shumë miq me prejardhje migrantësh, por të cilët ishin të pajisur me pasaportë zvicerane. Ata mund të dilnin nga Zvicra, ndërsa unë jo. Si fëmijë, këtë nuk e kuptoja. Gjatë pushimeve të verës, shokët e mi shkojnë jashtë Zvicrës. Unë isha i vetmi fëmijë që nuk e dija se çfarë duhet të bëja. Në vitin 2012 e fillova një praktikë për ndërtimin e impianteve e të aparateve. Është një praktikë e rëndë. Për pak do ta përfundoja. Pak kohë para diplomimit, për shkak të një diagnoze të kancerit, i desh që ta ndërprisja praktikën. Kisha një tumor në tru. Hemoterapia e parë zgjati dy-tre muaj. Në ndërkohë kisha edhe komplikime. Herën e parë kisha një trombozë“.
Flurimi e fitoi luftën me kancerin dhe e rifilli praktikën e tij. Por pak para se të diplomonte, pasoi diagnoza shokuese: „Brenda një viti, kanceri u rikthye sërish te vendi i mëparshëm. Hemoterapia e dytë zgjati shumë kohë. Rrezatimi radioaktiv ishte dyfishi i dy hemoterapive. Kjo zgjati një muaj. Pothuajse gjysmë viti, për pesë minuta është dashur të rrezarohem. Për gjysmë viti isha i humbur, isha i shtrirë në krevat, u dorëzova. Ishte shumë ashpër. Pothuajse më shkatërroi, më zhyti në depresion“.
Për shkak të diagnozës me kancer, Flurimi nuk mundi ta përfundojë praktikën, rrëfen në storjen e saj „20 Minuten„, transmeton portali Shtegu. Përpos të tjerave, për këtë shkak ai derimë sot është i pajisur vetëm me lejeqëndrim F: I huaj, i pranuar përkohësisht.
„Përderisa je në entn social, është shumë rëndë që të pajisesh me pasaportë zvicerane apo lejeqëndrim B. Besoj se po ta kisha përfunduar praktikën time, jam i sigurt se do të pajisesha me lejeqëndrim B apo C“.
Disa herë me radhë, Flurimi tentoi ta ndryshojë statusin e lejeqëndrimit. Kërkesat e tij rregullisht refuzoheshin. Shërbimi Kantonal i popullatës së Bernës deklaron: „Për shkak të ruajtjes së të dhënave personale, nuk mund të pronocohemi për raste individuale. Në përgjithësi, gjendja shëndetësore e parashtruesve do të shqyrtohet në kategorinë e rasteve të rënda.
„Me lejeqëndrimin F ka shumë probleme, nuk mund të huazosh banesë në emrin tënd personal, vetëm nëse ndokush për këtë garanton. Në emrin tim personal nuk mund të bëj kontratë për ndonjë abonim të celularit, apo të veturës Një shok i imi e bëri një kontratë për celularin tim që e kam tash e katër vite. Duart i kam të lidhura. Në realitet je në Zvicër, por pothuajse nuk ekziston. Pesë fëmijët e tjerë më të moshuar, tashmë janë të pajisur me lejeqëndrim B apo C, bile edhe me pasaportë zvicerane. Vetëm unë dhe nëna ime jemi të vetmit që kemo lejeqëndrimin F. Vite me radhë nuk guxojmë të largohemi nga Zvicra, së paku për të vizituar vendlindjen tonë, apo edhe vende të tjera. Deri më tash nuk kam mundur asnjëherë të shkoj për pushim ndokund dhe ta qetësoj kokën. Ende nuk e kam parë detin, me përjshtim atëherë kur u arratisëm. Tashmë që njëzet vjet, qëkur jam në Zvicër, për çdo vit kam frikë se do të dëbohem. Këtu krijova gjithçka, këtu i kam familjarët dhe farefisin, këtu kam miqtë dhe punën time. Vetëm dëshiroj që të jem në gjendje të mirë shëndetësore, gjë të cilën ia dëshiroj secilit, Me ndonjë lejeqëndrim tjetër, gjëja e parë që do të bëja do të ishte prenotimi i një fluturimi me avion dhe të shkoja në pushim. Me të dashurën, familjen, miqtë“.

